Dashuria e veçantë e çiftit me aftësi të kufizuara…

Dashuria e veçantë e çiftit me aftësi të kufizuara...Një çift i martuar Hasan dhe Muhsine Aktas nga qyteti turk Siirt, pavarësisht vështirësive që kanë, ai është i verbër, ndërsa ajo me çrregullim mendor, në dashuri nuk kanë pengesa. Janë martuar 15 vite më parë, përkundër pengesave shëndetësore, e duan njëri-tjetrin dhe nuk njohin probleme.

Hasan (35 vjeç) dhe Muhsine (34 vjeçare) janë të papunë, ndërsa dëshira e tyre është të kenë fëmijën të cilit do t’i dhuronin gjithë dashurinë e kësaj bote.

Hasan çdo 14 shkurt Muhsines së tij i blen lule, dhe siç tha për Anadolu Agency (AA) për shkak të dashurisë nuk ka pasur kurrfarë pengesa me të.

Ai shpjegon se kanë pasur ditë të vështira vetëm për shkak të probleme financiare. “Jam i papunë dhe jetojmë me qira në një bodrum. Tani më nuk marrim as kompensim të cilin e kemi pasur si persona me aftësi të kufizuara. Kjo nuk më ndalon që bashkëshortes sime për Shën Valentin t’i blej lule”, porositi Hasan.

Muhsine thotë se bashkëshorti i saj “nga mëngjesi deri në mbrëmje kërkon punë”. “Më parë punonte në një shkollë. Dëshirojmë që ai të gjejë punë dhe kështu të kemi fëmijën tonë. E dua shumë”, ishte mesazhi që dha Muhsine.

Leave a Reply