Elbasan, sekuestrohen 200 kg kokainë

kokaineELBASAN – Një operacion ndërkombëtar me përfshirjen e Policisë së Shtetit, INTERPOL-it dhe EUROPOL-it ka çuar në shkatërrimin e një laboratori droge ditën e sotme në Fushë-Labinot të Elbasanit, ku janë sekuestruar mbi 200 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, ndërsa janë vënë në pranga 8 persona.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se të arrestuar janë disa shtetas shqiptarë dhe të huaj, mes të cilëve një shtetas turk dhe një kolumbian, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tyre.

Mësohet se laboratori i drogës gjendje brenda një ish-reparti ushtarak të braktisur që në vitet 1997, në zonën e Fushë-Labinotit, dhe ku operonte një firmë e cila grumbullonte bimë medicinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>