Interviste me Florend Kalivopulli presidenti i sapozgjedhur i Federates Shqiptare te Boksit.

Florend Kalivopulli

Florend Kalivopulli

Redi Myftari : Pershendetje dhe urime z.Florend Kalivopulli per detyren tuaj si president I federates Shqiptare te boksit .

Florend Kalivopulli : Ju falenderoj dhe njekohesisht edhe une ju uroj suksese ne punen tuaj.

Redi Myftari : Si ndiheni tani qe me 2/3 e votave ju jeni zgjedhur ne kete detyre te rendesishme ?

Florend Kalivopulli : Kam pasur mbeshtetjen e 90 % te klubeve qe jane pjese aktive e aktiviteteve te boksit. Vetem disa shoqata inegzistente nuk me votuan. Sidoqofte ky eshte mekanizmi dhe duhet respektuar. Pra dua te theksoj se pergjegjesia eshte shume e madhe, ngacmuese per te arritur rezultate dhe njekohesisht ndjehem shume i nderuar per kete votbesim.

Redi Myftari : Mund te na flisni pak per lidhjen e ngushte qe ju keni me kete sport.

Florend Kalivopulli : Tifoz i vjeter i boksit, ish sponsorizues i Klubit Vllaznia , Klubit Tirana , i aktiviteteve te ndryshme kombetare dhe nderkombetare , shok dhe mik thuajse i te gjithe boksiereve tane.

Redi Myftari : Z.Florend si do e komentonit gjendjen aktuale ne te cilen ndodhet boksi ne Shqiperi ?

Florend Kalivopulli : Boksi ne Shqiperi aktualisht mendoj se eshte ne nivele te mira . Kjo fal punes se palodhur te trainereve dhe boksiereve. Permend ketu ekipet e Vllaznise , Tiranes, Durresit , Fierit dhe Vlores. Keto jane dhe berthama e boksit Shqiptare pa perjashtuar ketu dhe disa Klube me te vogla dhe dy shoqata te tjera private. Neqoftese Federata ketyre ekipeve mund tiu qendroje me afer me menyra dhe metoda me efikase ( te cilat hollesisht une i kam permendur ne platformen time ) besoj dhe kam bindje se boksi do perparoje. Pamvarsisht se per afer tre dekada ne periudhen e komunizmit nuk u praktikua , boksi eshte nje sport qe ben pjese ne sportet e renda ndeshese dhe Shqiperia e ka tradite dhe e do.

Redi Myftari : Po sa ekzistojne mundesit qe ky sport te marri vemendjen dhe investimet e duhura per te arritur standarte me te larta ?

Florend Kalivopulli : Ne platformen time ekziston nje pike qe ka te beje me masivizimin e ketij sporti . Ketu ka vend edhe pergjigjia per pyetjen tuaj . Duke e masivizuar me teper mund te rrisim grandin e Ministrise. Njekohesisht masivizimi dhe rritja e nivelit mund te beje te mundur qe ekipet e boksit ne Shqiperi te organizohen neper shoqata sportive te cilat me presidentet dhe me kontributet e Bashkive respektive te arrijne standartet e deshiruara.

Redi Myftari : Ne kemi shume talente te cilet pasi nuk kane gjetur trajtimin e duhur ne Shqiperi jane larguar ne ekipe jashte vendit , si ndiheni per kete fakt ? dhe a ka mundesi qe ti rikthejme ata ?

Florend Kalivopulli : Talentet tona kudo qe te jene brenda apo jashte Shqiperise jane nje vlere e jona . Sigurisht qe ketu pagesat jane modeste dhe ne do punojme qe ato te rriten sa me shume. Por qe te themi te verteten diferenca me ato shtete ku boksiret tane synojne eshte e madhe dhe nuk ka se si te barazohet . Kemi parasyshe ketu Angline , Gjermanine , SHBA. etj ! Niveli atje eshte shum i larte por edhe konkurrenca eshte shume e madhe. Boksieret tane qe provojne fatin e tyre atje vec mire i bejne boksit Shqiptare. Ne lidhje me kthimin e tyre ne Shqiperi per sa kohe ato kampionate andej si dhe pagesat e tyre jane te nje niveli me te larte se sa te ne …. nuk kemi se çfare te kerkojme . E rendesishme eshte se masivisht te gjithe ata boksire jane te gatshem te boksojne per Kombetaren tone .

Redi Myftari : Nen drejtimin tuaj , cfar ndryshimi do te kete ne kete federate ?

Florend Kalivopulli : Ne lidhje me ndryshimet qe une gjate presidences time dua te bej ne FSHBo jam shprehur ne menyre analitike ne platformen time , megjithate shkurtimisht po ju cilesoj disa prej pikave kryesore te platformes time a. Menyra e organizimit te Kampionatit Kombetare b. Shtimi i aktiviteteve nderkombetare c. Federimi i Boksireve me rregulla te caktuara d. Kualifikimi i Gjyqtareve dhe trainereve e. Masivizimi f. Rregullore te brendshme te Federates per menyren e funksinimit te saj gjithandej g. Shtimi i bazes materiale e cila mungon…etj etj

Redi Myftari : Boksieret shpesh neper ekipet e rretheve kur ju duhet te marrin pjes ne kampjonate jashte vendit ju duhet qe shpenzimet ti perballojne vet , si mund te ndihmohen ata ne kete drejtim ?

Florend Kalivopulli : Menaxhim me efikas i fondeve te federates ne kete drejtim si dhe me sponsorizime te ndryshme te cilat per hir te se vertetes megjithese te pakta ne raste te vecanta nuk kane munguar.

Redi Myftari :Z.Florend ju falenderojme per kete interviste dhe urime ne detyren tuaj .

Florend Kalivopulli : Une ju falenderoj .

Leave a Reply