Këshilltarët tërhiqen votojnë buxhetin

Keshilli Qarkut Fier

Keshilli Qarkut Fier

Këshilli I Qarkut Fier ndryshe nga sa pritej që nuk do të votohej buxhetit këshilltaret mesa duket ndërruan mendje dhe votuan me shumicë votash ka miratuar buxhetin e vitit 2015 për uljen e pagave të vetvetes. Në paraditen e sotme është mbledhur Këshilli i Qarkut Fier  ku çështja kryesore ka qënë miratimi I buxhetit për vitin 2015.

Debatet  mes këshilltarëve të majtë e të djathtë kanë  përfshirë edhe kreun e këtij qarku Vangjel Ndreka. Kryekomunari I Kolonjës ka pohuar ndër të tjera se : “ Në një kohë që qeveria pohon se do të rrisë pagat, do të rrisë investimet ne këtu në këtë mbledhje po miratojmë uljen e pagave tona me 10 %  dhe po miratojmë uljen e grandit për investime  në 70 %.  Jam I mendimit që  mos ti shikojmë gjërat politikishtë por të flasim me këmbë në tokë , ti shikojmë gjërat në mënyrën reale që tu themi qeveritarëve tanë se me këto forma nuk mund të ecet dhe nuk mund të punohet”.

Edhe kryekomunari I Frakullës Viktor Çervanaku  në fjalën e tij ka qënë më I ashpër duke ju drejtuar jo vetëm kryetarit të Këshillit të Qarkut Vangjel Ndreka por gjithë këshilltarëve të majtë e të djathtë . Ai ndër të tjera ka pohuar se : “ Çjanë këto largime nga puna kur qeveria po pohon se ka rritur punësimin, çjanë këto ulje pagash kur qeveria pohon se po rriten pagat . Populli dhe banorët e zonës sime nuk kanë bukë të hanë, po hanë misër, nuk paguajnë dotë detyrimet. Ne si komunë nuk po mbledhim dotë të ardhurat dhe administrate ime ka 6 muaj që nuk po merr pagat. Votuam të majtën për ndryshim , për rilindje por popullit me këtë mënyrë qeverisja  I kanë ulur pantallonat në fund të këmbëve”.

Nga diskutimet në këtë mbledhje doli se nga 800 milion që ka qënë buxheti I një viti më parë është vit është rritur  në 830 milion lekë, por nga ana tjetër grandi është ulur me 70 %  duke shkuar në 15 %, ndërkohë që rrogat për 21 punonjës të administratës  së këshillit të qarkut nga 70 punonjës që ka qënë si dhe e këshilltarëve u ulet paga  në masën 10 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>