Mediat kosovare: Cozman rreh Tunën.I ka nxirë syrin

tuna dhe cozmanKa kohë që janë në lidhje, por këngëtarja Tuna Sejdiu dhe i dashuri i saj Cozman nuk i kanë punët mirë mes tyre. Indeksonline ka mësuar se Cozmani e ka goditur Tunën në sy duke i shkaktuar asaj një frakturë. Po ashtu, burime të Indeksonline brenda policisë kanë mësuar se policia e Kosovës prej një kohe të gjatë është duke marrë ankesa nga banorët e lagjes Arbëria, aty ku jeton çifti, të cilët ankohen se ata të dy zihen gjatë gjithë kohës. Një fqinj i tyre ka thënë se këngëtarja shpeshherë e nxjerr nga banesa reperin. Madje, ai ka treguar se një ditë i ka dëgjuar teksa Tuna po i bërtiste Cozmanit dhe po i kërkonte telefonin për t’ia kontrolluar. Madje, edhe në rrjetet sociale ka kohë që Tuna nuk ka postuar ‘selfie’ për të cilat njihet dhe kjo, pasi syri i saj vazhdon të jetë i mavijosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>