Mira Janji, këngetarja e hiteve të nxehta

Mira Janji

Mira Janji

Redi Myftari: Përshëndetje Mira, si po i kaloni këto ditë të nxehta të stinës së verës ?

Mira Janji: Përshëndetje! Po me pushime, shfrytëzoj kohën kur jam e lirë. Dhe punë gjithashtu me klipe realizime të reja dhe nëpër intervista televizione të ndryshme.

Redi Myftari: Këngëtarët, stinën e verës e kanë sezonin më të ngarkuar me pune, si po e përballoni ?

Mira Janji: Tani jam mësuar dhe më janë bërë pjese e jetës sepse fundja e kam profesion. Nuk më bënë shumë përshtypje ngarkesa që të sjell profesioni I këngëtares.

Redi Myftari: Në stinen e verës këngëtaret jo vetëm këndojnë por edhe zhvishen… kjo ndodh nga temperaturat e larta apo se kështu pëlqehen më shumë nga publiku?

Mira Janji: Po varet dhe nga kënga sa ritmike është, unë jam dakort për këtë gjë por jo me ekstremet që bëhen të tepruara dhe amatoreske.

Redi Myftari: Sa e kënaqur ndiheni deri më tani me atë që keni arritur në karrierën tuaj ?

Mira Janji: Shumë e kënaqur sepse kam arritur ëndrren time të jetës. Ndihem dhe e kompletuar se bëj profesionin tim ku dhe jam diplomuar.

Redi Myftari: Mira, ju në klipet tuaja shfaqni performanca të pa kopjuara me pak fjal jeni origjinale… si i komentoni koleget tuaja që kopjojn performancat në klipe?

Mira Janji: Po sepse une ndihem artiste e kompletuar dhe nuk kam nevoj të kopjoj askënd si klloun. Kopjojn ato që ndihen bosh dhe fatkeqsi që nuk jan vetvetja.

Redi Myftari: Ju vazhdimisht jeni prezente në koncerte jashtë vendit. Ku ndiheni më mirë, në koncertet që zhvillohen në Shqipëri apo jashtë kufijve ?

Mira Janji: Ndihem shumë mirë edhe jashtë dhe brenda vendit sepse publiku më do kudo që jam sepse repertorin live e kam të gjithanshëm.

Redi Myftari: Stina e verës është një stine kur të gjithë flirtojnë, po Mira si një vajze e bukur dhe seksi si po i përjeton flirtet e kësaj stine?

Mira Janji: Shumë punë dhe angazhime kam, më pëlqen më shumë kjo gjë sesa flirtimet. Në plan të parë për mua është puna, karriera ime sepse këtu kam investuar shumë vite jetë.

Redi Myftari: Momentalisht Mira ndihet e plotësuar profesionalisht po nëse do të guxoja t’iu pyesja për jetën personale, ndodhet dikush pranë Mirës?

Mira Jani: Akoma nuk jam gati për dicka të till. Pra, jam e përkushtuar vetëm pas karrierës. Gjërat e tjera le t’ia lëmë kohës…

Redi Myftari: Me cfar jeni duke u marr për momentin, a keni ndonjë projekt në zhvillim?

Mira Janji: Po këto ditë del kënga ime duet me një kengetar gjithashtu jam duke punuar për 2 kënget e mia të reja.

Redi Myftari: Mira ju falenderoj për kohen që na dedikuat.

Mira Janji: Faleminderit juve jeni të mrekullueshem si gjithmonë.

Mira Janji

Mira Janji

Leave a Reply