Nis fushata, drejtorët e PS braktisin zyrat

11052470_397942487051863_580868633630682738_nFier – Zyrat janë boshatisur nga drejtorët e PS . Asnjë nuk gjen në zyrë pas orës nëntë të mëngjesit. Të gjithë rendin drejt fushatës që po bën kandidati për kreun e bashkisë Fier Armando Subashi.

Ashtu të kollarisur “ sikur kanë ngrënë okllainë “ thotë populli mundohen të dalin në plan të pare, të duken më shumë se sa vet kandidati ku në shumë raste ngatërrojnë kandidartin për kryebashkiak me të “pispillosurit dhe xhelatinosurit”. Më shumë duken se kanë shkuar në një paradë mode sesa në takim elektoral për të mbështetur kandidatin e tyre.

Shumë thjeshtë dhe sportiv i kryen takimet kandidati për kryetar bashkie nga PS Armando Subashi i cili shquhet për qetësinë dhe vënies së pikës mbi “I” në çdo debat apo kthim përgjigje në takimet e tijë me elektoratin.

Leave a Reply