NIS PRANVERA E PROTESTAVE NË JUG TË VENDIT

NIS PRANVERA E PROTESTAVE NË JUG TË VENDITNga Telnis Skuqi
GJIROKASTËR – Mijëra automjete në jug të vendit kanë ndaluar qarkullimin për 5 minuta, në shenjë proteste kundër rritjes se taksave të naftës dhe taksave te tjera.
Pranvera e protestave ka nisur në orën 11:00 të mesditës së sotme, është drejtuesit e automjeteve u kanë ranë borive papushim.
“Barra e rëndë fiskale ka falimentuar me qindra biznese shërbimesh, ka rritur papunësinë, stresin social dhe për pasojë edhe tensionin shoqëror”, tha Roland Bejko, kryetari i degës së Partisë Demokratike në rrethin e Gjirokastrës.
Të njëjtin mendim ndan edhe qytetari gjirokastritë, Ervin D., administrator i një biznesi të vogël.
“Nafta, por dhe taksat të tjera janë rritur aq shumë, sa është vështirë të jetosh në këtë vend”, shprehet Ervini.
Sipas tij, ai do të protestoj vazhdimisht ndaj keqqeverisjes së socialistëve, të cilët premtuan standard të lartë jetese.
“Premtuan uljen e energjisë elektrike, por e rritën me 25 përqind. Premtuan 300 mijë vende pune, por hapën vetëm zyra pune. Premtuan dinjitet kombëtar, por çdo gjë e monopolizuan, duke mashtruar një popull”, thekson Ervini.
Sedat K., i cili ndjek bashkëbisedimin, shton se situata e rendit publik është katandisur si “thel kokoshi”.
“Është e paprecedentë që një qytetar të paguaj faturën e energjisë elektrike dhe befas rezulton debitor. Është e paprecedentë që mijëra njerëz rezultojnë të papunë, ndërsa një biznesmen hajdut i dyfishtë i energjisë elektrike me rrogë të plotë në administratën vendore, pavarësisht se ai disponon katër biznese fitimprurëse”, nënvizon Sedati.
Për të, kjo situatë duhej të marrë fund, pasi është e papranueshme që shteti të vjedh hapur xhepat e shtetasve të vetë.
“Ku një qeveri nuk respekton taksapaguesin, atëherë taksapaguesi ka të drejtë të mos respektoj një qeveri. Në fakt “rilindësit” kanë dalë nga binarët, pasi shtetarët e vetë tashmë po përjetojnë një situatë katastrofike financiare”, mendon Sedati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>