Subashi, Çaçi apo Alibeaj do të fitojë Fierin?!

qyteti-i-fieritFier – Partia Social-Demokrate e drejtuar nga Skënder Gjinushi do të kandidojë në Fier me Albert Çaçin në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për këtë Bashki. Emri i Albert Çaçit ishte përfolur me kohë për Bashkinë e Fierit, në rast se PSD nuk arrinte një marrëveshje me Partinë Socialiste.

Sot Çaçi është regjistruar zyrtarisht në KQZ si kandidat për Fierin, pas mosmarrëveshjeve midis PS dhe PSD, të cilat pamundësuan një bashkimin në një koalicion.

Kandidimi i Çaçit në Fier pritet t’i hap jo pak probleme PS-së, për shkak edhe të kaluarës së ish-deputetit. Çaçi ka qenë më parë deputet i PS-së në Bashkinë e Fierit si dhe një mbështetës i ish-kryeministrit Fatos Nano dhe atij aktual Edi Rama.

Çaçi do të garojë në Fier përballë kandidatit të PS-së Armando Subashi dhe atij demokrat Enkeled Alibeaj.Një fjalë e urtë thotë se: ” Kur zihen dy vetë i treti fiton” dhe gjasat po e çojnë ujin në “mullirin” e PD që në këtë rast është Alibeaj. Sipas informacioneve të marra mësohet se socialistët e fierit janë friksuar nga kandidimi i Çaçit ku disa  socialsitë të vërtetë kanë thënë për alb365.com se :” Iku koha kur Çaçin pensionistët fierakë e mbanin me byreqe ne fushata se nuk i del nga e prapta e dores. Nuke votojnë më”. “Kukulla” Çaçi  luhen në skenë nën dirigjimin e mjeshtrit Dritan Prifti ish deputet i LSI dhe me influencë shumë të madhe në Myzeqenë e Fierit . Prifti dihet që ka elektorat  dhe mbështetës në Libofshë Seman, Topojë, Mbrostar, Ndërmënas, por edhe në Fier, Levan, Frakull  dhe Cakran e kjo bënë që si “mesfushor teribel ”  i mirë që njihet Prifti të shënon “GOL” të pa diskutueshëm dhe këtë gjë socialistët  e fierit e dinë shumë mirë.

Nga ana tjetër klani i Çaçit ka pas mardhënie shumë të mira  me ish kreun e PS Arjon Muçaj ku edhe ky ka mbështetës në Cakran, Frakull Levan e Fier  dhe votat e tij mund të shkojnë shumë mirë për Çaçin pasi nderi lahet me nder. Në kohën që Çaçi lulezonte në PS Muçaj ishte drejtori i KPTHN në Ballsh dhe arriti me suportin e Cacit sepse ky e kishte shume mire me Nanon. Mos vallë ka ardhur koha që Muçaj ti rikthejë nderin Çaçit ?

Në një kohë që diferenca e votave ( sipas kalkulatorëve të partive politike) për kryebashkiakë në Fier kanë qënë 4500 vota dhe tashmë me ndarjen e re 6500 vota  dhe kur Dritan Prifti de facto mori mbi 8 mijë vota por de juro 6300 vota mos vallë lë në baltë kandidatin e PS Subashi dhe nxjerr fitues Alibeajn?!

Sulmi që Rama i bëri Zeqos  duke e çuar në prokurori mos vallë do ndikojë mirë  në favor të kandidatit të PS Subashi ? Po vet Subashi a i ka amrdhëniet mirë me kryebashkiakun në detyrë Zeqo që edhe ky ti japë atij votat e mbështetesve të tij . A do ta votojnë ata Subashin ? Nuk janë pak por llogariten e përfliten 5 mijë vota ?!

Të presim.

PSD pritet të përfshihet në zgjedhje me 10 kandidatë për kryetar bashkie në 61 bashki që janë gjithsej. Veç Fierit, në asnjë bashki tjetër të madhe nuk do të vërë kandidat, edhe për faktin se nuk do që të prishë përfundimisht marrëdhëniet me PS.

Leave a Reply