“Ta marë veshtë Shqipnija se po vjen Erion Veliaj “

Baton Marku

Baton Marku

Në kulmë të acarimit të jetës politike Shqiptare , pikërishtë në ndezjen e rivaliteteve në mes Socialistëve & Demokratëve , shohim se në këtë mes u dukë një djalosh i urtë po si zogë pule duke ngritur parullën ” Mjaftë ” , që është shenjë moderimi.
Shumë shpejt u pa qartë se ky që kerkonte një vend mesatar , të politikes ishte majtistë, gjuhë mjaltë e fjalë katranë.

Kryeqyteti ” Tirana” pyeste me habi rreth këti personi , Nga na doli ? Kush e polli ? Kush na e solli ?

Populli Shqiptarë ka një fjalë të urtë që thotë ;
” Nëpër urët , e nëpër urët dhe në qoshe të oxhakut. ”

Kështu dhe Erion Velija , urtë dhe butë , e plotë tigani, jo vetëm që erdhi në Tiranë por tani kërkon të zëri timonin e saj.

Tiranasit janë të ngopur shumë dhë u ka ardhur në maj të hundës me ardhacakë të till si Erion Velia, dhe keshtu besoj që të gjithë qytetarë e Tiranës nuk janë as peshqi e as cironka , dhe nuk e hanë më grepin e Erion Velisë, duke I dhën ati votën për kryetar bashkije.

Në gjithë botën , kryetari i bashkisë është një njeri ” Dem Baba Dem ” qytetar I aty qyteti dhe që populli ja njehë babën , gjyshin dhe stërgjyshin .

Prandaj rasti i z. Erion Velisë , më kujton një fabul të fillozofit ” Ezop ” .
” Bretkockate , të lodhur nga sistemi demokratik , i kërkojn zotit t’u dergojë një mbret ”

Kështu z. Edi Rama , patroni dhe mbreti i tij, u dërgon Tiranasve lakeun e tij , Erion Velian , por si ustaji , ashtu dhe çiraku , të mos harojnë se Tiranasit nuk janë bretkocka , që bëjne lak , lak , lak…!
Une jam i sigurt se Tiranasit bujar e mikë pritës , me votën e tyre të 21 , Qershorit do ti tregon z. Erion vendin që meriton , dhe jo atë që kërkon , duke va thyer hundët me votë, si Erionit ashtu dhe mjeshtrit të tij.
@Baton Marku

Leave a Reply