Vlorë, regjistrohet kandidati i parë i pavarur, biznesmeni Vasil Bedinaj

Biznesmeni Vasil Bedinaj do te jete kandidat i pavarur ne Vlore

Biznesmeni Vasil Bedinaj do te jete kandidat i pavarur ne Vlore

Vlora siç duket do të jetë një qytet me jo pak surpriza. Biznesmeni Vasil Bedinaj, pronar i hotel Regina, do të kandidojë si i pavarur në këto zgjedhje, pa mbështetjen e ndonjë force politike.

43 vjeçari i cili njihet për suksesin në biznes, nuk ka pritur shpalljen e kandidaturave të së majtës e të së djathtës, por ka hedhur kandidaturën si i pavarur për Bashkinë.

“Po është e vërtetë. Do të kandidoj i pavarur në këto zgjedhje. Madje kam regjistruar emrin në KQZ. Janë mbledhur firmat e po vazhdon puna” thotë Vasil Bedinaj për Newsbomb.al.

“Ishte një grup i biznesit dhe shoqërisë civile që u mblodhëm për situatën e rënduar në komunitetin e Vlorës. E bëmë si fushatë Brenda grupit dhe nxorrëm kandidaturën time. Dhe nuk kemi probleme me kandidatët apo partitë. S’kemi besim te njerëzit që administrojnë Vlorën sepse nuk kanë qenë administrator qyteti por politikanë qyteti. Ne nismëtarët mbajmë ekonominë e qytetit, Vendosëm të lëmë punët tona mënjanë dhe ashtu sic kemi bërë punët tona do rregullojmë qytetin.

Ne votat do të na i japin gjithë vlonjatët sepse duhet të ndryshojmë diçka. Edhe më të politizuarit do të ndryshojnë rrugë”, thotë ai. Programi po punohet por është shumë i thjeshtë. Ne duam ta bëjmë qytetin Vlorë, as Barcelonë apo Dubai që po pretendojnë ta bëjnë të tjerët” thotë kandidati i pavarur i Vlorës, Vasil Bedinaj.

Po kush është 43 vjeçari Bedinaj? I lindur në Vezhdanisht të Vlorës në korrik 1972, ai vjen nga një prej familjeve më të respektuara në krahinë. Ai pas viteve ’90, u largua në emigracion ndërkohë që me rikthimin në vend, tentoi të zhvillonte biznesin e vet, në një frymë të re për turizmin. Eshtë drejtues i shoqatës së Operatorëve turistik për jugun e vendit, prej pesë vitesh dhe është vlerësuar me cmime kombëtare dhe ndërkombëtare për kontributin e tij në turizëm.

Bedinaj i cili prej vitesh është dhe anëtar i Dhomës së tregëtisë dhe Industrisë së qytetit bregdetar ,si përfaqësues i shoqërisë civile ka reaguar në cështje të ndryshme ku është prekur interesi publik ne infrastukture apo probleme sociale . Bedinaj nuk i përket asnjë force politike dhe nuk ka aderuar kurrë në asnjë prej tyre. Aktualisht drejton disa biznese në qytetin bregdetar.

Leave a Reply