Ballina Aktualitet 12 deputetë me Covid: Fushata nuk ndalet prej pandemisë, infekton politikanët

12 deputetë me Covid: Fushata nuk ndalet prej pandemisë, infekton politikanët

24

Kur në mars u vendos si praktikë që deputetët diskutimin dhe miratimin e ligjeve ta bënin online, qëllimi ishte shmangia e grumbullimeve në sallat e komisioneve.

Por mesa duket ethet e fushatës janë më të forta se ato të Covid-19. Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, kundërshtare e fortë e maskës si masë mbrojtëse nga virusi, u gjobit 2 herë për mosmbajtjen e saj teksa zhvillonte takimet elektorale.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, pavarsisht pandemisë , shfaqej pa maskë në takimet e tij deri sa u infektua. Vonë por ndryshe nga Kryemadhi, sipas kryeministrit u vetëkorigjua.

Pamjet tregojnë se takimet elektorale zhvillohen në ambiente të mbyllura, pa distancë sociale dhe ndonjeherë pa maska.

Ministra e deputetë aktivë në fushatën e parakohshme si Balluku, Klosi, Gjiknuri, Gjylameti, Hajdari e të tjerë rezultuan pozitivë ndaj Covid.

Aktualisht janë 12 deputetë Covid pozitivë në Kuvendin e Shqipërisë. Dy prej tyre po mjekohen në Turqi. Pyetja që ngrihet është sesa sa qytetarë kanë takuar?