Ballina Aktualitet 12 milje në Detin Jon do i kalojnë Greqisë? Reagon për herë...

12 milje në Detin Jon do i kalojnë Greqisë? Reagon për herë të parë kryeministri Rama

27

Dje u përfol në media se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, është shprehur në parlamentin helen se shumë shpejt Greqia do të ketë mundësinë për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në detin Jon.

Disa prej politikanëve shqiptarë e cilësuar si alarmuese këtë deklaratë. Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama ka reaguar indirekt me anë të një komenti në rrjetet sociale ku i përgjigjet një komentuesi i cili i tha se ujërat detare ia fale Greqisë.

Qytetari: “Te rrofte Skenderbeu ne balle kur ne koke ke Saliun dhe flet per “falje detesh” sikur flet per falje rrobash!

Rama: Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh per tema te tilla, ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga genjeshtrat e medha, se po te kapen ne gjume i hengre e ike ne drejtim te paditur”, shkruan Rama në përgjigjen e tij, pas ngacmimit të komentuesit.