Ballina Aktualitet 2 Shtator, Lulzimi dhe Kryemadhi në “ilegalitet” pa adresë! A...

2 Shtator, Lulzimi dhe Kryemadhi në “ilegalitet” pa adresë! A i mbaruan pushimet e “varfëra” milion

29

1 orë zgjati sot seanca e parë e sesionit të ri parlamentar. Sesioni u hap me fjalën e kreut Gramoz Ruçi ndërsa kryeministri Edi Rama vendosi të mos e merrte fjalën, në emër të partisë që drejton foli sekretari i përgjithshëm Taulant Balla, ndërsa të djathtën e përfaqësoi me disa kritika të ashpra Rudina Hajdari.

Por ku janë Basha dhe Kryemadhi ndërkohë që sot Parlamenti nisi pa opozitën e vjetër por me të renë?

Deri tani nuk ka asnjë reagim në rrjetet sociale nga kreu i PD-së, as nga kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi pak ditë më parë u pa duke pushuar në Jalë, ku ishte me rinjtë simpatizantë të LSI-së. Si rrallë herë ish-deputetja u pa për herë të parë në një foto me ish-demokraten Grida Duma, foto të publikuara këto nga blogeri Olti Curri.Nuk dihet nëse ndodhet ende në Jug apo moti i ka prishur planet.

Nga ana tjetër Basha ka njoftuar që në shtator do të paraqesë një plan kombëtar për luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Postimi i tij i fundit në Facebook është të premten, ku akuzon Ramën për varfërinë e shoqërisë shqiptare.
Ndërkohë sot dy aleatët e tij Vasili dhe Nard Ndoka paralajmëruan se opozita do të mblidhet këtë javë për të diskutuar planet për zgjedhhet e lira.