Sun. Jan 19th, 2020

Ilir Meta arkitekti i situatës ku ndodhet vendi: Presidenca seli e b.ombave molotov, 4 këshilltarë pjesë e LSI dhe 5 të PD-

Meta-Balliu-e1555072279807.jpg

Selia e Presidencës ka filluar t’u ngjajë më tepër selive të PD dhe LSI. Ndonëse Kushtetuta e kërkon që Presidenti i Republikës duhet të jetë i pavarur, nuk po ndodh aspak kështu me Ilir Metën. Gjatë muajve të fundit, presidenti e ka treguar hapur se është palë me opozitën. Fakti që bashkëshortja e tij proteston kundër qeverisë do të thotë shumë, por dhe sjelljet e Ilir Metës e tregojnë qartë se kemi një aleancë me ata që duan të vijnë në pushtet përmes bombave molotov.

Por edhe pse presidenti shprehet se ai ndjek vetëm Kushtetutën, faktet tregojnë qartë lidhjet e Metës me PD e LSI. Mjafton të futesh te faqja zyrtare e Presidencës dhe e kupton fare mirë se Meta është krah Berishës, Bashës dhe Kryemadhit. Nga një verifikim që ka bërë gazeta mbi stafin e presidentit, rezulton se 9 prej këshilltarëve apo funksionarëve të tjerë vijnë nga PD dhe LSI.

Pak ditë më parë gazeta tregoi se si Meta hoqi nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm Alqi Bllakon dhe emëroi Ornela Zonjën.

Ajo është përfaqësuese e LSI, pasi ka kandiduar për deputete dhe ka qenë përfaqësuese e medias në LSI. Ndërkohë, 3 këshilltarë të Metës janë po nga radhët e LSI. Këshilltar Ekonomik i Metës është Majlind Lazimi, kushëri i Monika Kryemadhit dhe anëtar i LSI. Po ashtu, Këshilltare për Çështjet Sociale është Brunilda Paskali, që rrjedh po nga LSI. Ajo ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe ka kandiduar për deputete në 2017 nën siglën e LSI. Një tjetër emër është Bahri Shaqiri, Këshilltar për Sigurinë. Ai ka qenë anëtar i Kryesisë së LSI.

Njerëzit e PD

Ajo që bie në sy është se në Presidencë janë ende në detyra të larta besnikët e Sali Berishës. Edhe pse Bujar Nishani u largua, Ilir Meta vendosi të mbajë në funksione 5 këshilltarë. Meta ka emëruar këshilltar diplomatik Valter Ibrahimin. Zoti Ibrahimi të njëjtin post ka mbajtur dhe në administratën e Nishanit. Madje ka marrë dhe dekoratë nga ish-presidenti.

Ibrahimi ka shërbyer si ambasador në Gjermani e Austri gjatë kohës që PD ishte në pushtet. Një tjetër emër që Meta ka mbajtur në detyrë është Flamur Gashi, Këshilltar për Çështjet e Rajonit. Të njëjtin post ai ka mbajtur për 3 vite, (2014-2017) në administratën e Bujar Nishanit.

Në listë është dhe Ylli Asllani, Këshilltar për Pushtetin Lokal. Në vitet 2005-2013 ka qenë pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit Sali Berisha si Këshilltar për Problemet Vendore, ndërsa në periudhën 2013-2017 kaloi si këshilltar i Nishanit.

Tjetër emër është Pirro Ahmetaj, Këshilltar për Ushtrinë. Ai ka mbajtur të njëjtin post dhe te Nishani, ndërsa u përfshi dhe në skandale. Pati përplasje të forta mes tij dhe përfaqësues të mazhorancës së sotme. Madje dhe me deputetë të LSI. Prurja më e re në Presidencë, ishte Ilda Zhulali, Këshilltare për Çështjet e Integrimit. Përveçse në periudhën 2014-2017 ishte këshilltare e Bujar Nishanit, ajo është dhe bashkëshortja e deputetit demokrat, Aldo Bumçi.

Meta në luftë ndaj qeverisë

Reagimet e ditëve të fundit të Presidentit, emrat që ka në staf dhe fakti që bashkëshortja e tij është në rrugë kundër qeverisë, tregon qartë se në krye të luftës me bomba molotov është presidenti. Meta kishte mundësinë që të ndërhynte dhe të ndikonte sadopak në zgjidhjen e krizës.

Por ai vendosi që ta linte situatën të agravonte. Po ashtu në çdo dalje mediatike bën përgjegjëse qeverinë për situatën, ndërsa të premton foli dhe për përplasje civile e rikthim të 1997. Gjithashtu, Meta ka kthyer mbi 9 ligje të qeverisë, ndërsa ka refuzuar shkarkimin e rektorit Koni, emërimin e Gent Cakës ministër, shkarkimin e gjeneral Ylber Dogjani, ndërsa po mban peng dhe kreun e KLSH. Të gjitha këto tregojnë se Meta është arkitekti i situatës ku ndodhet vendi. /Kliti Topalli

http://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2019/04/Meta-Balliu-e1555072279807.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com