Mon. Jun 24th, 2019

Monako, vendi i dytë më i vogël në botë, ku një në tre banorë është milioner, e ku fjala “papunësi“nuk ekzist

Vendi i dytë më i vogël në botë – Monako ka vetëm 38.300 banorë, ndërsa 12.261 prej tyre janë milionerë, shkruan Business Insider.

Kjo shifër për vetëm pesë vite ka kërcyer në 12 përqind, që i bie se çdo i treti person që jeton në Monako posedon miliona dollarë, transmeton Telegrafi.

Varfëria në këtë vend është zero, kurse GDP-ja për kokë banori shkon në 165.420 dollarë.

Monako është një nga katër vendet e botës, që DGP-në për kokë banori e ka mbi 100 mijë dollarë. I parë në këtë listë është Lihtenshajni me 166,021 dollarë (edhe pse ka 80 herë më shumë hapësirë sesa Monako), në vend të dytë Renditert Monako, e pasuar nga Luksemburgu dhe Bermudet.

Monako gjithashtu është shtëpi e një nga rrugëve më të shtrenjta në botë, Princess Grace Avenue që ka marrë emrin sipas aktores Grace Kelly, princeshës së dikurshme të Monakos.

E përveç se është një vend shumë i shtrenjtë, Monako është gjithashtu shumë i sigurt. Fjala është për një prej qyteteve më të sigurta në botë.

Çdo 100 banorë, ekziston nga një polic, kurse i tërë qyteti mbikëqyret 24 orë nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com