Sun. Sep 15th, 2019

Lëkundejt e tërmetit në Korçë, Manastirliu pranë banorëve: Shërbim shëndetësor pa ndërprerje në zonat e prekura

“Fëmijët, gratë dhe të moshuarit në zonat e prekura nga tërmeti do të evakuohen nga çadrat e emergjencës, me mbështetjen e strukturave vendore, për t’ju garantuar kushte sa më të përshtatshme”.

Gjatë takimit me banorët e Floqit, zona më e prekur nga tërmetet e njëpasnjëshme në Korçë, Manastirliu garantoi shërbimin shëndetësor pa ndërprerje për banorët e zonave të prekura nga tërmeti.

“Jemi këtu për të garantuar mbështetjen maksimale për banorët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore, në këto ditë të vështira.

Kemi organizuar shërbimin me mjekë dhe infermierë këtu në kapmin e emergjencës 24 orë, në mënyrë që të monitorojmë situatën shëndetësore, sidomos të fëmijëve, grave dhe të moshuarve”, tha Manastirliu.

Shërbimi shëndetësor është organizuar edhe me autoambulanca në dispozicion dhe shërbim të përforcuar në spitalin e Korçës.

Gjatë takimit me banorët, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i siguroi edhe për shërbimin psiko-social, me psikologë dhe psikiatër që po monitorojnë situatën e banorëve të tronditur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Ndërkohë në kampin e ngritur për banorët e Floqit, emergjenca civile, strukturat e Bashkisë, Shërbimit Social dhe vullnetarët e shumtë kanë siguruar ushqime dhe veshmbathje për banorët.

Emergjencat civile me strukturat vendore të Bashkisë së Korçës po vlerësojnë zhvendosjen e banorëve nga çadrat, në struktura të tjera akomoduese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com