Mon. Jun 24th, 2019

Kosova barazon me Malin e Zi, nuk ruan avantazhin e pjesës së parë

Kosova barazoi në Mal të Zi me rezultatin 1-1 të vlefshme për Nations League. Në ndeshjen e luajtur në Podgoricë dardanët do e nisnin mjaft mirë ndeshjen ku në minutën e 26-të Milot Rashica do të kalonte në avantazh skuadrën pas një aksioni të gjatë.

Por në pjesën e dytë do të ishte Stefan Mugosa, sulmuesi shtatlartë i Malit të Zi i cili do të barazonte rezultatin. Ky është barazimi i dytë për Kosovën në grupin A të Nations League.

Kosova ndodhet në të njëjtin grup me Malin e Zi, Bullgarinë, Çekinë dhe Anglinë. Ata ndajnë vendin e 3 me Malin e Zi me vetëm dy pikë. Grupi kryesohet nga Anglia ndërsa në ndeshjen Çekia fitoi 2-1 përballë Bullgarisë dhe kap vendin e dytë ndërsa bullgarët kuotohen të fundit me 1 pikë, atë që kanë marrë në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com