Mon. Jun 24th, 2019

Edi Reja: Jam i tërbuar me golin e pësuar, na u mohua dhe një penallti!

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ishte mjaft i zhgënjyer nga humbja në Islandë. Për RTSH dhe Supersport ai deklaroi:

HUMBJA: “Më vjen keq, sepse nuk luajtëm keq, sidomos në fillim. Ata nuk bënë ndonjë gjë të madhe, përveç lojës ajrore. Luajtëm më mirë, e kërkuam golin deri në fund, kur ranë fuqitë.

Mëkat, sepse patëm dy raste për gol në fillim, patëm raste edhe në pjesën e dytë. Mbetet fakti që luajtëm mirë, luftuam shumë dhe krijuam raste. Për rezultatin më vjen shumë keq, jam i tërbuar, sepse ishte edhe një penallti në favorin tonë. Mëkat, fati nuk qenka me ne.

GOLI I PËSUAR: “Goli erdhi në qendër, me 3 mbrojtës. Kur dikush niset në sulm, nuk mund të driblojë 3 lojtarë. Ndoshta mund të bëhet një faull taktik, nuk mund të bëhet ai gabim aty, edhe pse lojtari depërtoi bukur dhe u tregua i zoti. Patëm 3 mundësi ta ndalnim, ishte një gabim fëminor, i pafalshëm”.

LODHJA: “Të shohim, disa lojtarë vrapuan pa fund, si Abrashi, Xhaka e të tjerë. Do të bëjmë ndryshime për ndeshjen e radhës, për të rifreskuar ekipin.

Skuadra lëvizi mirë, ishim mirë dhe e vendosëm në vështirësi Islandën, ndaj jam i kënaqur, por duhej rezultati. Loja me topa të gjatë? Nuk ishte zgjedhje e jona, por u bënë bashkë një seri faktorësh që e bënë të detyruar këtë mënyrë loje”.

SULMUESIT: “Cikalleshi e Balaj bënë një punë të mirë, ndihmoi edhe mesfushën, por në zonë nuk arritën të shfrytëzonin pasimet që vinin nga krahët. Gjithsesi, jam i kënaqur, punuan shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com