Mon. Jun 24th, 2019

FOTOT/ Policia blindon parlamentin para protestës së d.hunshme të opozitës

Godina e parlamentit është rrethuar me gardh prej hekuri dhe tela me gjemba.

Në orën 19:00 pritet të nisë protesta e opozitës dhe në protestën e javës së kaluar situata u tensionua pikërisht para parlamentit.

Protestuesit hodhën mjete piroteknike drejt policisë e cila ishte e vendosur në oborrin e Kuvendit.

Policia e shtetit paralajmëroi se ka informacione shqetësuese dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të mos tejkalojnë kufijtë e ligjit.

Jo vetëm kaq u bën thirrje dhe organizatorëve të largojnë nga turma njerëz me maska apo me mjete të forta në duar.

Policia deklaroi se do të kundërveprojë kundrejt çdo akt d.hune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com