Mon. Jun 24th, 2019

“Tak-Tak”, prokurorët belgë trokasin në derën e SHQUP-it dhe kërkojnë Lulzim Bashën për dosjen “Toyota

Prokuroria Belge, i është drejtuar me një letërporosi Prokurorisë së K.rimeve të Rënda, kur kërkon marrjen në pyetje të Lulzim Bashës, si person që ka dijeni për ngjarjen e sekuestrimit të 3.4 milion eurove në portin e Durrës.

Kjo kërkesë vjen në Shqipëri, pasi në Belgjikë prej disa muajsh kanë nisur hetime për 12 persona për akuzën e pastrimit të parave. Personat e proceduar në Belgjikë janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Belgët janë vënë në dijeni në rrugë informale, se i pari që ka dhënë informacion për këtë çështje në sallën e parlamentit Shqiptar, ka qenë ish-deputeti dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Nisur nga kjo situatë prokurorët Belgë, kanë kërkuar nëpërmjet një letërporosie që prokuroria dhe policia shqiptare të marrin në pyetje Lulzim Bashën.

Pritet që në ditët në vijim kryedemokrati të japë shpjegime për 3.4 milion eurot që u gjetën në makinën “Toyota Yaris” para disa muajve në Portin e Durrësit.

Ndërkohë pak muaj më parë Belgët sollën në Shqipëri disa informacione përfshirë këtu dhe dëshmitë e disa personave. Përgjigjia që ka mbërritur nga Belgjika në prokurorinë Shqiptare, për çështjen e 3.4 milion eurove të bllokuara në portin e Durrësit, duket se nuk ndihmon shumë hetimet e akuzës.

Kjo pasi nuk jep të dhëna për origjinën e parave por dhe për personin që ka futur në “Toyota Yaris“ shumën e 3.4 milion eurove. Shitësi i kësaj makine është identifikuar në Belgjikë dhe është marrë në pyetje nga autoritet e këtij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com