Mon. Jun 24th, 2019

Paradoksi i debatit për shkarkimin e presidentit, kur shkelja e Kushtetutës quhet procedurë

Nga Denar Biba

“Kaukazianet jane genjeshtare. Besome, une jam kaukazian!” eshte nje nga variantet e adoptuara gjeresisht te Paradoksit te Genjeshtarit.

Te dyja deklaratat jane te pranueshme vec e vec: “kaukazianet jane gjenjeshtare” dhe “une jam kaukazian”, por te nderthurura e te thena nga i njejti individ, keto dy te verteta binare krijojne nje kontradite logjike (prej ketej edhe kuptimi i paradoksit).

Pa asnje ndryshim ne thelb, paradoksii i genjeshtarit mund te pershtatet edhe si: “Politikanet jane genjeshtare. Besome, une jam politikan!”; “Juristet jane genjeshtare. Besome, une jam jurist!”; “Gazetaret jane genjeshtare. Besome, une jam gazetar!”, apo duke e personalizuar “Ylli Bardhi eshte genjeshtar! Besome, une jam Ylli Bardhi”.

Me fjale te tjera, paradoksi eshte nje deklarim ne dukje logjik dhe me premisa te verteta, por qe ne perfundim con ne nje konkluzion absurd.

Nje tjeter paradoks eshte ky me poshte, qe keto dite po e degjojme shpesh nga juriste, politikane a gazetare:

1.“Presidenti nuk shkarkohet, sepse PROCEDURA parlamentare qe rregullon mbi kete gje, e parashikuar nga Rregullorja e Parlamentit, eshte shume e komplikuar dhe zgjat shume. Por PROCEDURA ESHTE E RENDESISHME dhe Rregullorja duhet respektuar!

2.Nga ana tjeter – vijojne po te njejtet – veprimet e Presidentit nuk perbejne “shkelje te rende” te Kushtetutes.

Fakti qe shfuqizoi Dekretin e tij per daten e zgjedhjeve, duke e lene vendin praktikisht pa date zgjedhjesh, ndryshe nga detyrimi qe i ngarkon Kushtetuta, eshte thjesht PROCEDURE, dhe PROCEDURA ESHTE E PARENDESISHME perpara argumentave per sigurine sociale apo zgjedhjet pa opoziten.”

Kaq per kaukazianet, juristet, politikanet dhe gazetaret per sot.

Nje dite tjeter, do te shkruaj per sofizmin, qe eshte nje argument ne dukje korrekt dhe i pranueshem, por qe ne thelb nuk qendron.

Thene thjesht, ne nje demokraci kushtetuese, QELLIMI, edhe nese eshte i mire (qasje gjithsesi subjektive), nuk justifikon cfaredolloj MJETI te perdorur per arritjen e tij (objektiv).

*Nënkryetar i KQZ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com