Sun. Sep 15th, 2019

VIDEO/ Zbardhet mashtrimi i turpshëm i Plakut Mere, zbardhen të gjithë emrat e “b.andës së Avdylajve” në drekën me Va

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një video ku shihej kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, në një drekë me shumë persona të tjerë. Sipas ish-kryeministrit, në këtë drekë po festohej ‘k.rimi elektoral” pas rizgjedhjes së Dakos si kryetar bashkie në Durrës, në vitin 2017.

Por kush janë në të vërtetë personat që ndodhen në tavolinë me Dakon? Pas “denoncimit” të matufit digjital, mediat kanë zbardhur të gjithë emrat e personave që po konsumojnë drekën e cilësuar si festa e “k.rimit elektoral” nga Berisha dhe rezulton se asnjë prej tyre nuk është me mbiemër Avdyli.

Ata janë të gjithë eksponentë të Partisë Socialiste, zyrtarë në qytetin e Durrësit dhe njëri prej tyre është qytetar i thjeshtë. Përkatësisht kryebashkiaku Vangjush Dako është ulur mes Ard Çelës drejtori i përgjithshëm i OSHEE-së dhe Plator Mehmetit drejtor i OSHEE-së në Durrës.

Pas Mehmetit lista e personave vijon: Jurgis Çyrbja – deputet i PS-së, Luan Zaza – kryetar i PS-së, Shpëtim Hidri – drejtor i komunales së Bashkisë Durrës, Indrit Kadrimi dhe Ilir Kadrimi – të dy biznesmenë, Sinan Trimi – punonjës administrate. Mes tyre është edhe një qytetar me emrin Flamur Gashi./Dosja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com