Sat. Oct 19th, 2019

Sportistja 103-vjeçare tregon sekretin e jetëgjatësisë

Në moshën 103-vjeçare, Julia “Hurricane” Haëkins është bërë gruaja më e vjetër që konkurron në garat me vrapime në Lojrat Kombëtare për të Moshuar, që u zhvilluan në Neë Mexico të SHBA-së.

Gruaja nga Luiziana është gjithashtu edhe mbajtësja e rekordit në garën e 100 metrave. Edhe pse nuk e theu rekordin, të martën ajo e përshkoi distancën në 46 sekonda.

“Jam gjithmonë aktive. Kam një hektar tokë që e punoj gjatë gjithë kohës dhe ai është sekreti im”, shprehet Julia.

“Uragani” ka nisur të marrë pjesë në garat çiklistike në moshën 80-vjeçare, por kur nuk kishte më bashkëmoshatare nëpër këto gara, fëmijët i rekomanduan që të niste garat e vrapimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com