Thu. Jul 18th, 2019

Dyshimet për pasurimin e Fran Frrokaj: Kamja e nxituar e kryebashkuakut të Lezhës pas emërimit kryetari Bashkie

Gjatë 14 viteve që kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj ka qenë subjekt i deklarimit të interesave private, pasuria e tij është rritur me një mesatare vjetore prej 269 mijë lekë.

Fran Frrokaj u zgjodh në vitin 2015 kryetar i bashkisë Lezhë si kandidat i Partisë Demokratike – i mbështetur nga Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, me 55.35% të votave.

I diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Tiranës, z. Frrokaj ka mbaruar edhe Fakultetin juridik, Universiteti “L.Gurakuqi”, Shkodër.

Për disa vite ka punuar si inxhinier specialist tek Drejtoria e Rrugëve, Lezhë.

Për katër vite 1995-1999, z. Frrokaj ka punuar Oficer i Policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe për një vit ka qenë shef i policisë rrugore në Drejtorinë e Policisë Shkodër.

Përpara se të zgjidhej kryebashkiak, Frrokaj ka drejtuar për dy mandate komunën Shën Koll. Ai është anëtar i Partisë Demokratike nga viti 1992.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI.

Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë Lezhë nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në vitin 2003, viti i parë i deklarimit të interesave private, Frrokaj deklaron një pasuri familjare prej 200 mijë lekësh. Në fund të vitit 2017, pasuria e tij e regjistruar kap një vlerë prej 3.9 milionë lekë. Ai ka në pronësi tokë të përfituar nga ligji 7501 si dhe 3.9 milionë lekë likuiditete bankare.

Të ardhurat e subjektit gjatë periudhës së deklarimit kapin një vlerë 20 milionë lekë dhe vijnë kryesisht nga paga për shkak të funksionit e subjektit dhe e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Deklarata e pasurisë përpara fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë e vitit 2004

Deklarata e pasurisë e vitit 2005

Deklarata e pasurisë e vitit 2006

Deklarata e pasurisë e vitit 2007

Deklarata e pasurisë e vitit 2008

Deklarata e pasurisë e vitit 2009

Deklarata e pasurisë e vitit 2010

Deklarata e pasurisë e vitit 2011

Deklarata e pasurisë e vitit 2012

Deklarata e pasurisë e vitit 2013

Deklarata e pasurisë e vitit 2014

Deklarata e pasurisë e vitit 2015

Deklarata e pasurisë e vitit 2016

Deklarata e pasurisë e vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com