Thu. Jul 18th, 2019

Një letër për gruan time që ka një jetë që s’punon, kurse mua më bie bretku

Mbaj mend kur të njoha për herë të parë në Universitetin e Drejtësisë. Dukeshe e lezetshme, me këmbë në tokë, besnike ndaj familjes dhe miqve. Pas diplomimit u fejuam dhe pastaj u martuam. E ardhmja jonë dukej e ndritur, si ajo e dy juristëve që kanë edhe mbështetjen e familjeve dhe që duan të krijojnë familjen e tyre.

Ti s`po gjeje dot një punë, ose një punë ashtu siç e doje, ndërkohë që unë fillova diku megjithë streset që shoqërojnë juristët e rinj. Pas presionit tim të përditshëm që të gjeje diçka, zure disa punë të cilat ishin për dikë me gjysmën e arsimimit tënd e që nuk paguanin mirë.

Pastaj erdhi shtatzënia, diçka që të dy e donim. Dhe menjëherë u shndërrua në punën tënde më të rëndësishme. Pastaj u bekuam me fëmijën e dytë dhe ti s`u ktheve më kurrë në punë. Nuk je kthyer në punë as tani që fëmija i madh së shpejti hyn në gjimnaz.

Tani kemi një shtëpi në një lagje të qetë, bëjmë pushime njëherë në vit, kemi hequr ca para për shkollat e fëmijëve, ama të gjitha këto kanë pasur një kosto tek unë. Ndihem i lodhur dhe i stresuar. Duke u fokusuar tek puna kam lënë pas dore shumë njerëz, shumë festa, shumë ngjarje.

Do ishte mirë të gjeje një punë. Nuk po të them të punosh sa për të blerë një jaguar. Them të punosh për veten tënde, për t`u marrë me diçka, për të mos qenë familja totalisht e varur nga të ardhurat e mia, për të qenë në një partneritet së bashku, për t`i dhënë vajzës shembullin që gratë duhet të punojnë e të mos varen as nga burrin që duan e i do. Ndaj dua të punosh, që të ndihesh edhe mirë me veten./ The guradian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com