Thu. Jul 18th, 2019

Ankohet Dulja: Greqia ndëshkon rëndë kryebashkiakët minoritar të Finiqit dhe Dropullit

Nga zgjedhjet lokale që u mbajtën në Shqipëri në datë 30 qershor, u zgjodhën si kryebashkiakë dy minoritarë të cilët pritet të marrin mandatin në dy bashki të banuara nga minoriteti grek. Ata janë Kristo Kiço nga Partia MEGA i zgjedhur për të drejtuar Bashkinë e Finiqit dhe Dhimitraq Toli nga PS i zgjedhur në Bashkinë e Dropullit.

Por duket se bashkë me nisjen e detyrës së re ata do të ‘ndëshkohen’ nga vendi amë Greqia. Gazetari i Report tv Piro Nase raporton se pas marrjes së detyrës Athina do t’u heqë shtetësinë greke dy të sapo zgjedhurve në bashkitë e minoritetit. sipas shumë gjasave arsyeja është ankesa e Dules sepse PBDNJ tani është jashtë sistemit si partia më e madhe e minoritetit dhe sfida e dy kryebashkiakë ja bënë edhe më të pamundur PBDNJ futjen në sistemin politik që ato vetë e braktisën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com