Thu. Jul 18th, 2019

Ditë apokaliptike! Zjarr, tërmet dhe stuhi…çfarë po ndodh me Greqinë?!

Territori i Greqisë është përfshirë nga disa fenomene natyrore. Paraditen e sotme, në zonën e Lefkadës u raportua për një zjarr të fuqishëm. Në vendngjarje shkuan 12 zjarrfikës me 6 automjete dhe dy avionë, të cilët vunë në kontroll flakët.Ndërsa në orët e pasdites një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi qytetin Agrinio. Për fat të mirë nuk u raportua për persona të lënduar apo dëme materiale. Ndërkohë pritet që territori helen të goditet nga një moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu.

Pritet që reshje të shumta të ketë gjatë natës në prefekturën e Selanikut, Thermaikos dhe Halkidiki dhe në orët e para të së dielës në Sporades, pjesët jugore të Maqedonisë Lindore dhe Thraki zonë ku pardje humbën jet♪7n 6 turistë dhe u plagosën 100 të tjer♪7 nga erërat dhe shtërngata e shiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com