Sat. Oct 19th, 2019

Personalitete nga e gjithë bota në inaugurimin e “qytetit” të muxhahedinëve në Shqipëri (Foto)

Mbi 3 mijë muxhahedinë jetojnë në Shqipëri prej vitesh dhe ata, tashmë, do të kenë “qytetin” e tyre. ditën e sotme është inauguruar kampi Ashraf 3 që ndodhet në afërsi të Manzës, 30 km larg Tiranës. Pamjet nga brenda tregojnë për një kamp gjigant, që do të plotësojë nevojat e këtij grupi të organizuar.

Disa dhjetëra ish-zyrtarë të lartë nga të dyja anët e Atlantikut, duke përfshirë ish kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giulianin, që tashmë punon si avokati i Presidentit Donald Trump, Senatorin Joseph Lieberman, Sekretarin Tom Ridge, Drejtorin Louis Freeh, Gjeneralin George Casey, Gjeneralin James Conëay, Michelle Alliot Marie, ish-ministren e Jashtme dhe të mbrojtjes të Francës, Ingrid Betancourt, ish-kandidate presidenciale në Kolumbi, e cila ka qenë e mbajtur peng. Maryam Rajavi, e cila është Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), u zotua të premten se Irani ndodhet pranë një kthese historike dhe fitorja e popullit dhe rezistencës iraniane kundër regjimit teokratik është e sigurtë. Në një pjesë të fjalimit të saj, Znj. Rajavi tha, “Sot në Ashraf 3, jemi mbledhur në një Ekspozitë ku shfaqen 120 vite të luftës të popullit iranian për liri. Një luftë me ulje e ngritje të panumërta, me shumë disfata e triumfe, së cilës i kanë dhënë jetë lotët dhe buzëqeshjet e një kombi të lidhur me zinxhirë e të shtypur nga dy diktatura, monarkia e mëparshme dhe pas saj një regjim fetar e tiranik. Por ne jemi duke çarë përpara në rrugën drejt fitores së sigurtë.”

Duke iu referuar ekspozitës së 120 viteve të Luftës për Liri, Kryebashkiaku Giuliani tha, “Është një gjë të dëgjosh emrat dhe numrat, por është krejt ndryshe të shohësh fytyrat e 120,000 njerëzve të vrarë—martirë që kanë humbur jetën sepse gjithçka që donin ishte ajo që na takon të gjithëve si qenie njerëzore: Liria.”

Muxhahedinët konsiderohen “grup terrorist” nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com