Thu. Jul 18th, 2019

Linda Rama vlerësohet me çmim në Londër: Gratë janë fenomenale! Ky çmim i kushtohet të gjithave, por në veçanti nënav

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit, ka marrë pjesë në Samitin e Gruas në Londër 2019, me temë fuqizimin e grave, ku dje mbajti dhe një fjalim për gruan në Shqiperi, sukseset dhe sfidat e saj.

Ditën e sotme, ajo u vlerësua dhe me një çmim, të cilin ja dedikoi grave dhe gjysheve të jashtëzakonshme, që kanë bërë sakrifica sublime në dy periudha historike: gjatë diktaturës komuniste dhe tranzicionit shumëvjetor, theksoi ajo.

Por mes të tjerash, ajo falenderoi dhe bashkëshortin e saj, kryeministrin Edi Rama, një dedikim të veçantë që më buron nga zemra, u shpreh ajo, për mbështetësin më të zellshëm të gruas!

“Ju falenderoj!

Ndihem thellësisht e prekur, e nderuar dhe e privilegjuar që jam këtu me ju sonte. Fenomenale… në fakt e vërtetë, gratë janë fenomenale.

Ky çmim i kushtohet të gjithave, por në veçanti nënave dhe gjysheve të brezit tim.

Gra të jashtëzakonshme që kanë bërë sakrifica sublime në dy periudha historike: gjatë diktaturës komuniste dhe tranzicionit shumëvjetor.

Secila prej tyre është fenomenale. Veç të tjerash, dua të bëj një dedikim të veçantë që më buron nga zemra.

Për bashkëshortin tim, zëri më i fuqishëm në promovimin e ekselencës së gruas, mbështetësi më i zellshëm i gruas, si kryebashkiak, si kryetar i partisë politike më të madhe në vend dhe si kryeministër.

Faleminderit Edi, jam shumë krenare për ty!”, tha Rama./Ekskluzive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com