Ja si dështuan intrigat e Metës dhe Berishës për të kapur KLGJ, KLP dhe KED… “ushtarët” e tyre ngelën në vetin

Zbardhen prapaskenat e luftës që presidenti Ilir Meta ka nisur me drejtësinë. Prej ditësh ai ka filluar të publikojë “fakte” për atë që e cilëson si Ramareformë, duke pretenduar se reforma në drejtësi është kapur nga qeveria. Por pse këto sulme të presidentit? Çfarë fshihet pas luftës së tij me ndërkombëtarët për reformën në drejtësi?

Pse krah tij kanë dalë hapur Berisha dhe Kryemadhi dhe pse po sulmohen KLGJ, KLP, KED dhe ERUALIUS me OPDAT? Arsyeja është te vetingu.
Meta, Berisha, Adriatik Llalla dhe njerëz pranë tyre tentuan që në krye të herës që të kapnin organet e reja të drejtësisë, duke filluar me KED, e duke vijuar më pas te KLGJ dhe KLP. KED po sulmohet mjaft fort nga Presidenti Meta, pasi ky organ ka në dorë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Madje të martën Meta akuzoi mazhorancë se bllokoi KED dhe sulmoi anëtarët e saj. Arsyeja është e thjeshtë, pasi KPK shkarkoi nga detyra të besuarit e Metës dhe Berishës. Meta foli të martën dhe për sherrin e famshëm me Donald Lu dhe Adriatik Llallës. Arsyeja që nisi përplasja mes tyre ishte Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ish-kryeprokurori dërgoi si kandidaturë vetëm Rovena Gashin, njeriun e tij më të besuar. Kjo u cilësua si lëvizje e qëllimtë, me qëllim kapjen e KED. I vetmi që doli në mbështetje të Llallës ishte Ilir Meta, në atë kohë kryetar i Kuvendit. Ai e cilësoi të drejtë propozimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Por tentativat e tyre për të vënë një njeri të besuar aty ranë, pasi Gashi ngeli në veting. Po ashtu nga KED ikën dhe Artan Broci dhe Shkëlzen Selimi, anëtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët u emëruan në ato poste nga PD dhe Bujar Nishani. Selimi është dhe gjyqtari që groposi Gërdecin. Po ashtu u shkarkua Ahmet Jangulli, për të cilin KLD e Ilir Metës refuzoi shkarkimin dhe madje ai në vlerësimin që i është bërë ka dalë shumë mirë. Nga 11 anëtarë të KED (3 zëvendësues), 8 kanë ngelur në veting. Kjo tregon se sulmet ndaj KED lidhen pikërisht me faktin se KPK dhe SHBA-BE nuk lejuan që dyshja Meta-Berisha të kapin këtë institucion.

Kapja e KLGJ dhe KLP

Përveç KED, sulme ka pasur dhe ndaj KLP e KLGJ. Madje kësaj të fundit Meta i bëri presion duke i dërguar letër për vakancat në Gjykatën e Lartë. Por dhe sulmet ndaj këtyre institucioneve lidhen me faktin se njerëzit e Berishës dhe Metës nuk u emëruan dot në KLP e KLGJ. Nga të dhënat e KPK, janë shkarkuar mbi 7 kandidatë për në KLP. Që të gjithë patën probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa një pjesë e madhe kanë pasur në dorë dhe doje të bujshme, ku duhet të ishin dënuar përfaqësues të PD. Një ndër të shkarkuarit është Adriatik Cama, ish-prokuror i Tiranës, i cili pati në dorë dosjen e “21 janarit”. Nga ana tjetër, pothuajse të gjithë prokurorët që janë shkarkuar, janë emëruar, transferuar apo komanduar me propozim të Adriatik Llallës dhe firmosur nga Bujar Nishani. E njëjta gjë ndodh dhe te gjyqtarët. Shumica janë emëruar dhe transferuar po nga Bujar Nishani. Absurdi është se KLD si në kohën e Nishanit dhe në kohën e Metës, i ka vlerësuar maksimalisht të gjithë të shkarkuarit, sidomos ata që garojnë për në KLGJ e KED. Nëse shohim KLGJ, një ndër të larguarit është Artan Zeneli, ish-gjyqtar gjyqtar i Gjykatës. Atij i hoqi vizën SHBA, ndërsa pati disa dosje të bujshme në dorë. Një tjetër emër po nga KLGJ që u shkarkua është Artan Laze, edhe ai ishte në listën e zezë të SHBA. Pra, mesa duket ndërkombëtarët janë treguar me dorë të hekurt. KLP dhe KLGJ po punojnë shumë mirë deri më tani dhe kjo duket se ka alarmuar Metën e Berishën, të cilët tani e dinë se nuk kanë më dorë në sistemin e drejtësisë. Kliti Topalli

728*90

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com