Sat. Aug 17th, 2019

VIDEO/ Shikoni si reagoi Ronaldo ndaj trajnerit në momentin e zëvendësimit

Juventusi nisi sot zyrtarisht epokën e re nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri. Për fatin e tyre të keq, jo gjithçka shkoi si duhet pasi ata u mundën 3-2 nga Tottenhami në miqësore.

Ylli i bardhezinjve, Cristiano Ronaldo e nisi ndeshjen titullar, madje shënoi edhe një gol, por trajneri Sarri e largoi nga loja në minutën e 63′ për të aktivizuar lojtarë të rinj. Zëvendësimi, duket se e ka acaruar Ronaldon, i cili nuk e priste.

Kamerat kanë kapur momentin kur Sarri e pret për t’i dhënë shpjegime për këtë zëvendësim dhe Ronaldo që bën një gjest që tregon se nuk i pëlqeu ideja e trajnerit.

Menjëherë kanë nisur komentet mes tifozëve të cilët aludojnë se kanë nisur krisjet e para mes Ronaldos dhe Sarrit.

Sipas tyre, Sarri ngrihet menjëherë në këmbë dhe i jep shpjegime sulmuesit, për një zëvendësim të thjeshtë, në një ndeshje miqësore dhe kjo nuk është aspak normale. Ja pamjet:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com