Wed. Oct 16th, 2019

Historia prekëse e gruas që luftoi Alzhajmerin: Rrëfen metalin përgjegjës për të gjitha problemet e shëndetit mendor

Ndalimi i sëmundjes së alzhajmerit. Histori e vërtetë shkëputur nga libri Medical Medium, i sjellë në shqip nga Botimet Living

Hutimi i Uitnit ishte kthyer në një formë shakaje në familjen e saj. Nuk numëroheshin herët që kishte humbur çantën dhe çelësat, apo harruar numrin e telefonit të punës së bashkëshortit të saj, Xhejmsit. Madje disa herë kishte harruar edhe ditëlindjet e fëmijëve.

Sa herë që duhej të çonte të bijën, Kendrën, në kursin e futbollit, ajo e pyeste gjithmonë se mos kishte harruar ndonjë gjë përpara se të dilnin nga shtëpia. Fëmijëve u dukej normal ai hutim, madje shpesh edhe argëtues.

Gjithçka ndryshoi një ditë Krishtlindjeje, kur Uitni ishte 53 vjeçe. Të gjithë u zgjuan herët për të hapur dhuratat në dhomën e ndenjjes, përveç Uitnit. – Ku është mami? – u kujtua të pyeste më në fund vajza e saj, Majli.

Zakonisht, në ditët e festave, Uitni zgjohej e para.

Xhejmsi e gjeti atë në banjë duke bërë tualetin sikur të ishte një ditë e zakonshme pune. Ai i tha se fëmijët po e prisnin poshtë. Uitni i hodhi një vështrim dyshues, por e ndoqi pas. Kur vuri re dritat e pemës së Krishtlindjes që ndrinin dhe grumbullin e dhuratave poshtë saj, u trondit. Kishte harruar që ishte Krishtlindje.

Xhejmsi e çoi Uitnin te mjeku i familjes, më pas te një neurolog dhe te disa specialistë të tjerë. Diagnoza përfundimtare ishte alzhajmer. E gjitha familja u trondit nga prognoza. Uitnit i kishin ngelur 3-5 vjet jetë normale. Ishte e paimagjinueshme. Mjekët e këshilluan Xhejmsin që të rregullonte çështjet familjare ndërkohë që Uitni ishte ende e kthjellët.

Timoti 17 vjeç, Majli 14 vjeçe dhe Kendra 12 vjeçe ishin aq të rritur sa të kuptonin rëndësinë e situatës. Majli filloi të kalonte orë të tëra në internet, duke kërkuar informacione për sëmundjen e alzhajmerit dhe pasojat shkatërrimtare të saj. Mes krizave të panikut, Kendra filloi të hartonte lista me gjërat e përditshme që duhej të bënte Uitni për të mos harruar. Timoti e la gjimnazin që të ndihmonte të ëmën me aq sa mundej.

Motra e Uitnit, Sharoni, e çoi në gjithfarësoj mjekësh, me shpresën se do të gjendej një mënyrë për ta mposhtur sëmundjen. Në një nga sallat e pritjes, Sharoni hasi emrin tim në një artikull gazete që fliste për mënyrën se si i ndihmoja njerëzit që të shëroheshin nga sëmundjet misterioze.

Gjatë takimit tim të parë me Uitnin, ‘Shpirti’ (i Anthony Williama) më vuri në dukje dy xhepa të mëdhenj merkuri në hemisferën e majtë të trurit, të cilët kishin qenë aty që nga fëmijëria e saj. Xhepat e merkurit po oksidoheshin me shpejtësi, duke dëmtuar trurin dhe përshpejtuar progresin e sëmundjes.

Shpirti i rekomandoi Uitnit një regjim të menjëhershëm detoksikues si ai që përshkruhet në kapitullin Çlirimi i trurit dhe trupit nga toksinat, i shoqëruar me një dietë që e përjashtonte pothuajse fare yndyrën. Në fakt, një dietë e pasur me yndyrë rrit nivelin e kësaj të fundit në gjak, duke bërë që merkuri të oksidohet me shpejtësi. Një dietë pa yndyrë dhe me fruta e perime të pasura me antioksidues e ngadalëson procesin e oksidimit, dhe mundëson detoksikimin e plotë të merkurit.

Uitni i eliminoi të gjitha proteinat shtazore nga dieta për shkak të yndyrave që përmbanin dhe përdorte vetëm yndyrat me origjinë bimore, si ajo e avokados, arrave, farave dhe vajrave vegjetale. Dieta e saj tashmë u përqendrua te të gjitha llojet e frutave, veçanërisht te boronicat e egra, si dhe jeshillëqet si spinaqi, lakra kale dhe koriandra. Uitnit i lejohej të hante edhe patate, patate të ëmbla dhe lloje të tjera perimesh me amidon.

Me kalimin e kohës dieta e shëndetshme, detoksikuese, e pasur me glukozë dhe antioksidues e Uitnit e ndaloi procesin e oksidimit dhe simptomat e saj të alzhajmerit filluan të zhdukeshin.

Timoti u rikthye në shkollë dhe fundjavave filloi një punë në një dyqan ushqimesh organike, që të çonte në shtëpi produktet që përfitonte me ulje çmimi. Majli filloi t’i përdorte aftësitë e saj hulumtuese, duke kërkuar në internet receta me bazë bimore, ndërsa Kendra filloi të merrte sërish frymë lirisht dhe t’i bashkohej së motrës në eksperimentet që bënte në kuzhinë me lëngjet e frutav e.

Në krye të gjashtë muajve, kujtesa e Uitnit u rikthye në fazën që ishte para asaj Krishtlindjeje të tmerrshme. Një vit pas programit, kujtesa e Uitnit funksiononte më mirë se para lindjes së Timotit. Dietat e ditëve të sotme nuk do ta kishin lejuar kurrë sasinë e frutave dhe perimeve me amidon që i duheshin Uitnit për t’ia dalë mbanë. Ato do të ishin përqendruar te proteinat, të cilat përkthehen në nivele të larta yndyre. Kjo do të kishte shkaktuar përparimin e shpejtë të sëmundjes, jo të kundërtën. Tani që Uitni e kishte mposhtur sëmundjen e alzhajmerit, familjes i ishte rikthyer qetësia. Rrallëherë ndodh që ajo të harrojë sërish çelësat, por kur e bën, i shoqi dhe fëmijët vetëm qeshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com