Sat. Aug 17th, 2019

Ku i ka marrë PD të dhënat për Pjetrin?! Llogari prokurorisë së shtetit që hesht: Na informoni për procedurat që po ndi

Partia Demokratike i ka dërguar prokurorisë dokumentet që ajo publikoi një ditë më parë të marra sipas saj jo nga organi kompeten Ministria e Drejtësisë Italiane por nga Policia e Firences, për dënimin e Valdrin Pjetrit për trafik droge. Por sa janë të vërteta, kur Gazi është i përfshirë në disa raste shpifjesh si në rastin Babale?! Ai dhe gjithë skenaristët e studios Babole tashmë janë hedhur në sulm, duke përfituar nga mefshtësia e organeve të drejtësisë. Si është e mundur që prokuroria shqiptare hesht dhe nuk jep përgjigjie për akuzat me dokumente të një partie për autencitetin e këtyre letrave?! Vërtet policia e Firencesë informoka më shpejt SHQUP-in se sa organet e dejtësisë shqiptare, duke marrë përsipë tagrin e Ministrisë së Drejtësisëse italiane?!

Në një letër që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i kërkohet Prokurorisë që ta mbajë të informuar mbi procedurat e verifikimit që ka nisur për Pjetrin dhe rezultatet e deri tanishme të këtij verifikimi. Sipas tyre, organi i akuzës ka vepruar me vonesë, duke mos marrë parasysh dokumentet që ata kanë nxjerrë rreth 2 javë më parë.

“Për fat të keq, ky reagim nuk ka ardhur ende, duke zhbërë qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Sipas këtyre të dhënave rezulton se Valdrin Pjetri është i dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Çdo vonesë e pajustifikuar për rezultatin e këtij verifikimi është rreshtim në anën e krimit të organizuar dhe promovimit të tij në funksione të larta publike.”-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com