Sat. Aug 17th, 2019

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Gjergj Xhuvani

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçari regjisori Gjergj Xhuvani, bashkëshorti i aktores Luiza Xhuvani. Mësohet se regjisori vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ndodhej prej disa kohësh i shtruar në një spital në Romë.

Nga viti 1986 deri në 1990, Xhuvani punoi si asistent regjisor në shumë filma, dhe në 1991, drejtoi filmin e tij të parë të shkurtër Bardh e zi (1991).

Autori i skenarëve të filmave animues, ai botoi edhe dy romane ‘Varka e të varfërve’ dhe ‘Deri në orën 12’. Parrullat (2001) është filmi i tij i dytë me metrazh të gjatë. Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com