Wed. Dec 11th, 2019

Pezullimi i Valdrin Pjetrit, çfarë pritet të ndodhë me bashkinë e Shkodrës… a do të ketë sërish zgjedhje?

Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk do të konstituohet në datë 21 gusht ashtu siç ishte paralajmëruar më herët. Ky vendim është marrë pasi pritet përgjigjja e Prokurorisë për Valdrin Pjetrin dhe procesi i verifikimit të dokumenteve të bëra publike nga PD lidhur me kandidatin socialist Valdrin Pjetri, kryetarin e ri të zgjedhur më 30 qershor.

Dhe nëse akuzat e PD lidhur me dënimin e Pjetrit në Itali do të rezultojnë të vërteta, në Shkodër do të ketë zgjedhje të parakohshme. Madje, pasi zëvendësoi Ditmir Bushatin, Pjetri me shumë gjasa do të largohet dhe si kryetar i PS-së për Qarkun e Shkodrës dhe çdo funksioni partie.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi publikoi disa dokumente sipas tij kartela e nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj b.urg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje d.roge.

Por çfarë pritet të ndodhë me drejtimin e Bashkisë Shkodër?

Ligji parashikon se kryetarja aktuale e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, pas vendimit të sotëm të PS-së, do të vijojë normalisht punën derisa të bëhet betimi i kryebashkiakut të ri.

Ligji parashikon: “Neni 60, pika 4 e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ku parashikon se “4. Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”. nenin 53, pika 1 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, parashikohet se; “Këshilli Bashkiak ushtron funksionet e tij nga data e konstituimit, sipas nenit 48, të këtij ligji, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.”

728*90

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com