Wed. Dec 11th, 2019

Meta në panik nga një pakt i fshehtë Rama-Basha: Flet për tradhëti dhe i dërgon mesazh Lulit të refuzojë një 17 maj të

Presidenti i Republikës Ilir Meta duket se i druhet një tjetër marrëveshjeje Rama-Basha. Protestat dhe molotovët nuk prodhuan asgjë gjatë pranverës dhe ditët e fundit janë shtuar zërat për një marrëveshje PD-PS në vjeshtë. Faktori ndërkombëtar dhe aleatët e PD janë shprehur qartë se shtatori duhet të shërbejë për gjetjen e konsensusit. Por i vetmi i shqetësuar në këtë mes duket se është Presidenti, i cili i trembet një pakti të ngjashëm me atë të 17 majit.

Ditën e djeshme Ilir Meta ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook ku shfaqet duke lexuar një libër të Ilir Ikonomit lidhur me figurën e Esat Pashë Toptanit. Siç dihet figura e Esat Toptanit njihet nga historia si tradhtar, pasi ky i fundit shiti qytetin e Shkodrës. Mbishkrimi që Meta ka vendosur në foto lë hapësirë për të dyshuar mbi frikën e tij ndaj marrëveshjes. Duke iu referuar Esat Toptanit Meta shkruan: “Një libër që duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s’duhet të përsëriten”. Marrëveshja e fundit e bërë në datën 17 maj të vitit 2017 la me humbje të mëdha Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërkohë që palët PD dhe PS dolën të kënaqura nga kjo marrëveshje. Mesa duket Meta krahason Toptanin me Bashën, duke e quajtur këtë të fundit tradhtar, pasi ai nuk po pranon të hyjë në zgjedhjet e 13 tetorit. Meta e thekson në postimin e tij se marrëveshje që përmbajnë tradhti brenda nuk duhen përsëritur. Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë, një këshilltar i presidentit shkruante në një media pranë LSI për një tjetër tradhti historike. Ai e krahasonte Bashën me Hamza Kastriotin, duke ju referuar dorëzimit në paqe të Kamzës.

Si duket Meta nuk po e kapërcen dot vendimin e Bashës për të mos hyrë në zgjedhje dhe nuk po e thotë hapur se kjo është një tradhti e Bashës ndaj Metës, por po përdor figura të mëdha historike si Esat Toptani dhe Hamza Kastrioti për t’i përcjellë kreut demokrat mesazhin se nëse ka ndërmend të bëjë marrëveshje, kjo do konsiderohet tradhti. Ndërkohë kjo faktohet dhe nga një deklaratë e ish-ministrit Panariti dy ditë më parë. “Nuk mendoj që mund të bëjë veprime të dëmshme në demokraci dhe që mund të kishte diskordanca. Opozita është solide dhe homogjene në mënyrën si mendon se ky sistem duhet çrrënjosur. Data 13 tetor një opsion që ofron Presidenti për t’i futur palët në zgjedhje. Unë besoj që dialogu duhet të jetë transparent jo me dyer të mbyllura. Duhet rivendosur besimi”, ka deklaruar ai.
Frika e Presidentit Meta për marrëveshje vërehet edhe tek sulmet e vazhdueshme që ky i fundit i ka bërë kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nëpërmjet postimeve në Facebook, ai i është drejtuar jo rrallë herë Bashës duke i theksuar se duhet të marrë pjesë në zgjedhje dhe ndonjë vendim tjetër i marrë nga ai do ishte i dëmshëm. “Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje. Vetëm duke qëndruar në anën e ligjshmërisë dhe pjesëmarrjes në institucione, opozita mund të ndihmojë vendin, demokracinë, drejtësinë, por edhe vetveten. Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.
Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës. Ndaj zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje për demokraci dhe drejtësi. Çdo gjë tjetër është justifikim, alibi dhe bashkëfajësi!”, ka shkruar Meta ditë më parë. /Arbjona ÇIBUKU

728*90

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com