Sun. Sep 15th, 2019

Kanceri i merr jetën, vdes aktori i njohur i kinemasë hollivudiane

Aktori dhe regjisori i njohur ndërkombëtar ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Bëhet fjalë për Peter Fonda, të njohur nga roli i luajtur në filmin “Easy Rider”.

Mësohet se shkak për vdekjen e tij është bërë kanceri në mushkëri. Fonda ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Lajmin për vdekjen e aktorin e konfirmoi familja por edhe menaxheri i tij Alan Somers.

“Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin se Peter Fonda ka ndërruar jetë. Është një nga momentet më të trishtuara të jetës për të mos thënë më i trishtuari. Ne nuk jemi në gjendje të gjejmë fjalët për të shprehur dhimbjen në zemrat tona”– shkruhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com