Sun. Jan 26th, 2020

Në Tiranë për Metën, zbardhet agjenda e takimeve të delegacionit të “Venecias”

Screenshot_2-4.jpg

Më datë 6 shtator do të mbërrijë në Tiranë delegacioni i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës për shkeljet e pretenduara të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në vendimin për të anuluar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Anëtarët e delegacionit do të takohen personalisht me presidentin Meta, i cili është subjekt i misionit e tyre, për të vijuar më pas me takimet e tjera zyrtare.

Zyrtarët e tjerë që do të takohen me delegacionin e Komisionit të Venecias janë: Kryeparlamentari Gramoz Ruçi; përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës, përfshirë Komisionin e Posaçëm Hetimor, ministrin e Brendshëm, përfaqësues të KQZ-së dhe kryetarin në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.

Mazhoranca po pret një përgjigje nga Komisioni i Venecias para se të vendosë për fatin e Presidentit nëse duhet të qëndrojë në detyrë apo ta shkarkojë per shkeljë të rëndë kushtetutese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com