Sun. Sep 15th, 2019

Jahti “i braktisur” në bregdetin e Shëngjinit, detaje t.ronditëse për fatin e pronarit turk

Ende asnjë informacion rreth pronarit të jahtit të braktisur në brigjet e Shëngjinit. Policia ka mësuar se Sezgin Javuz ka qenë i vetëm në jaht, në momentin kur është nisur nga porti i Tivarit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po hetohet në disa pista, ndërsa dyshimet ekzistojnë se turku mund të ketë pësuar atak kardiak teksa është hedhur në det për notim apo ndonjë largim i mundshëm i jahtit në momentin kur ai është hedhur për t’u larë.

Por ndër pistat ku po hetohet është dhe ajo e një pengmarrjeje të mundshme, për shkak të pasurisë së Javuz. Gazetarja Dorjana Bezat ka arritur të sigurojë një foto të pronarit turk, të zhdukur tashmë.
Grupi hetimor ende nuk disponon detaje nga ngjarja, siç mund të ishin kontaktet e fundit të Sezkin Javuz, jahti i të cilit u gjend në det të hapur dhe u soll në brigjet e Shëngjinit nga peshkarexhat. Policia Shqiptare ka vendosur kontakte dhe me homologët në Turqi, ku e vetmja gjë që bëhet e ditur deri tani është fakti se Sezkin Javuz nuk renditet në listat e zeza të policisë turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com