Sun. Sep 15th, 2019

Anëtarsimi në BE, presidentja e Komisionit Europian jep lajmin e mirë për Ballkanin Perëndimor

Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur se Ballkani Perëndimor do të jetë një prej prioriteteve të Presidencës. Ajo i ka bërë komentet pas prezantimit të ‘Qeverisë’ së re të Bashkimit Evropian, ku hungarezi László Trócsányi u përzgjodh Komisioner për Zgjerimin.

“Shpresoj që Ballkani Perëndimor të jetë sa më shpejt afër BE-së”, ka deklaruar Von der Leyen, duke shtuar se rajoni është shumë i rëndësishëm për BE-në dhe do të jetë në fokus të presidencës së saj.

Sa i përket anëtarësimit të gjashtë shteteve në këtë rajon, kryetarja e KE-së theksoi se rregullat nuk kanë ndryshuar.

“Rregullat tona nuk kanë ndryshuar. Janë disa vlera bazike dhe vendet që duan të anëtarësohen duhet të tregojnë që i respektojnë ato, vlerat fondamentale, që plotësojnë kriteret dhe janë në gjendje të jenë anëtare të BE-së”, është shprehur Von der Leyen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com