Sun. Sep 15th, 2019

Foto/ Jahti i braktisur në Shëngjin, flet gruaja e kapitenit të zhdukur turk: Vajza pyet për babain dhe…

Tashmë disa ditë nga gjetja e një jahti të braktisur në Detin Adriatik dhe dokumenteve të kapitenit Sezgin Yavuz, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e shtetasit turk.
Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur disa ditë më parë në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Gati një javë më parë, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi.
Jahti u gjet në gjendje aktive nga ana e peshkatarëve, ndërsa më pas filloi hetim pas mungesës së kapitenit Yavuz, për të cilin policia fillimisht dyshoi se ishte pronari i mjetit lundrues.

Vesile Yavuz (26), bashkëshortja e kapitenit Sezgin Yavuz me banim në qytetin Fethiye në provincën perëndimore turke Muğla, e cila tashmë tre muaj e gjysmë është shtatzënë, në një prononcim për gazetarët tha se i shoqi i saj kishte dalë jashtë shtetit para dy muajve dhe se një javë më parë ka marrë rrugën për t’u kthyer, shkruan AA.

Ajo rrëfeu se më 4 shtator ai i kishte telefonuar për t’i treguar se do të kthehej në Turqi dhe se mund t’i telefononte sërish pas dy ditësh.

“Para dy muajsh ka ikur jashtë shtetit. Në 4 shtator me telefonoi për herë të fundit, më tha që do shkonte në Korfuz. Kemi folur në mëngjes. Do të telefonoj pas dy ditësh më tha sepse ne flisnim me internet. Pas tre ditësh erdhi lajmi që u gjet jahti dhe burri im nuk gjendej. Më njoftuan pronarët e anijes që burri ka humbur sepse nuk arrinin të kontaktonin me të. Mjeti është gjetur në gjendje aktive por bashkëshorti im nuk ka qenë brenda. Ende nuk është gjetur. Kërkoj ndihmë nga zyrtarët tanë të lartë të shtetit. Dua që bashkëshorti im të kthehet. Bija ime pyet për babain e saj dhe unë nuk mund t’i them asgjë”, tha gruaja e kapitenit turk.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com