Sun. Sep 15th, 2019

“Ishte një ndërhyrje e vështirë”, kryeministri Rama nxjerr fotot e nënës së 7 fëmijëve dhe jep lajmin e mirë

Një grua nga Novosela është operuar me sukses nga një tumor në tru në pavionin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Rastin e ka publikuar kryeministri Rama, që thotë se ndërhyrja ishte e vështirë, por falë punës së mjekëve 60-vjeçarja është gati të kthehet në shtëpinë e saj, pa asnjë rrezik më për jetën.

“Pas dy vitesh të gjata në luftën për jetën, Mereme Aliu, nga Novosela e Vlorës, nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e pesë nipave e mbesave, është operuar nga një tumor në tru, në pavionin e Neurokirurgjisë në QSUT.

Pas ndërhyrjes së vështirë e të suksesshme, 60-vjeçarja është gati të kthehet në shtëpinë e saj, pa asnjë rrezik më për jetën dhe asnjë cënim të funksioneve të organizmit. Respekt për bluzat e bardha”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com