Sun. Sep 15th, 2019

“Takimi te Gjiri i Lalëzit dhe ulja e toneve të Rama-Basha!” Meta: Janë të papërgjegjshëm…unë po pres

Presidenti Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se kanë treguar mungesë përgjegjshmëria gjatë kohëve të fundit, por shtuar se më shume këtë e kanë treguar vitin e fundit.

Njeheresh presidenti ka ironizuar në përgjigjen e tij per uljen e toneve kohet e fundit mes Bashes dhe Rames, teksa tha se s’ka gjë më të mirë se dashuria për politikanët, por më e rëndësishme është përgjegjshmëria.

Ulje tonesh, pakt Basha- Rama?

Nuk ka gjë më të mirë sesa dashuria por me rëndësishme për një politikan është përgjegjshmëria dhe unë mendoj se ata të dy kanë reflektuar një mungesë të përgjegjshmërisë prej një kohë të gjatë, në mënyrë të veçante gjatë këtij viti.

Kjo ka qenë një situate artificiale, ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri, çdo gjë është e imponuar nga lart, një antagonizëm i orkestruar nga lart, ndonjëherë më duket se është e orkestruar nga jashtë për ta mbajtur në një ngërç Shqipërinë… një vend që duhej t’i ishin hapur negociatat me kohë.

Nëse ata reflektojnë tani është gjë shumë e madhe, ua kam kërkuar prej kohësh, e pamundur deri tani për shkak të vullnetit të tyre.

Takimi me Ramen tek Gjiri i Lalëzit?

Skam pasur mundësi të takohem me Ramën, por vazhdoj e pres, unë i takoj të gjithë se kjo është detyra ime.

Pse nuk e thirrët Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas informacioneve për djegie të Kuvendit?

Për informacion në fjalë, ka mbërritur në datën 7 qershor, por unë kam ardhur në 8 pasdite, së dyti nuk besoj se do të zgjidhte diçka Këshilli i Sigurisë Kombëtare, se të gjithë ishin në fushatë, sikurse e thash kam bërë përpjekje për tu takuar me Rucin por ka qenë në Tepelenë.

Por i gjithë gjykimi i situatës ka qenë kompleks dhe çdo vendimmarrje e mëvonshme do të ishte e padobishme, se nëse do të dilte diçka jashtë kontrollit do të ishte shumë e vështirë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com