Wed. Oct 16th, 2019

Ilir Meta në panik nga shkarkimi, nis tentativat për të “blerë” deputetë, pazare në prapaskenë për të mos u sigurua

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duket se i trembet një shkarkimi nga mazhoranca. Pas tentativës për të bërë për vete kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetët të tjerë të Partisë Socialiste, krejt papritur kreu i shtetit u është rikthyer sulmeve dhe akuzave në adresë të socialistëve, madje edhe demokratëve. Por kjo tregon se Presidenti Meta i trembet një shkarkimi të mundshëm dhe për këtë arsye është vënë në lëvizje.

Sipas burimeve të sigurta të gazetës, Meta ka nisur lobimet pranë deputetëve të mazhorancës, por edhe atyre të opozitës së re parlamentare, duke tentuar që t’i bindë ata që të votojnë kundër shkarkimit të tij nga detyra. Pak kohë më parë Kuvendi i Shqipërisë votoi me 101 vota pro ngritjes së Komisionit Hetimor që do të hetonte shkeljet kushtetuese të presidentit, duke treguar se shkarkimi i Metës, do të ishte i mundshëm. Mirëpo, tani duket se situata ka ndryshuar. Sinjali i pari u dha pak ditë më parë gjatë një mbledhje të Komisionit Hetimor, teksa anëtarët e opozitës kërkuan shtyrjen e këtij komisioni deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Por kjo situatë konfuze duket se është “nuhatur” nga Presidenti i Republikës, i cili po lobon në radhët e deputetëve, duke i kërkuar që të votojnë kundër shkarkimit të tij, nëse Kuvendi vendos ta shkarkojë atë nga detyra. Sipas ligjit, shkarkimi i Presidentit nga detyra kërkon 94 vota, ndërkohë që votimi është i fshehtë. Kështu që, duke qenë se mazhoranca qeverisëse nuk i ka e vetme aq vota, Meta po lobon në radhët e opozitës parlamentare dhe brenda PS, për të çimentuar qëndrimin e tij në krye të shtetit.

Madje, faktin se mazhoranca do ta ketë të vështirë që të sigurojë 94 vota u paralajmëruar pak ditë më parë edhe nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila është njëherësh bashkëshorte e Presidentit Ilir Meta. Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, Kryemadhi shprehu bindjen se 4-5 deputetë të mazhorancës qeverisëse janë kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta nga detyra. Pra, të gjitha këto tregojnë se po bëhen pazare në prapaskena për të mos u siguruar 94 vota.Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Meta: Mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin tim

Interesant është fakti se vendosmërinë qëmazhoranca qeverisëse do të hasë “vështirësi” për të siguruar votat për shkarkimin e Presidentit tëRepublikës nga detyra, e pohoi dy ditë më parë edhe vetë kreu i shtetit, Ilir Meta. Teksa ishte i ftuar në njëstudio televizive, Meta theksoisemazhoranca nuk i ka votat për të shkarkuar Presidentin.“Mazhoranca nuk i ka as votat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Mirëpres faktin që kanë ftuar Komisionin e Venecias. Besoj në integritetin e anëtarëve të Komisionit të Venecias, por më tepër besoj në integritetin tim. Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës. Ka bërë vetëm një tejkalim të një afati të Kodit Zgjedhor. Kam mbrojtur Kushtetutën në mënyrë të shkëlqyer. Kam bërë çdo gjë për të mbrojtur reformën në drejtësi”, deklaroi dy ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndër të tjera gjatë fjalës së tij. /Rigels Seliman/Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com