Wed. Nov 20th, 2019

Shumë shpejt “amnisti” për të miturit e dënuar pas kontrollit të skedave personale

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka njoftuar nisjen e procesurave për projektligjin e amnistisë ku pritet të përfitojnë të miturit që vuajnë dënimin në IEVP-në Kavajë.

Gjithashtu, përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se për çdo të dënuar në “Institutin e veçantë Kavajë”, po hartohen paketa të veçanta regabilituese dhe riintegruese.

Ndër të tjera Gjonaj shkruan:

“Kemi studiuar me kujdes të gjitha skedat personale të të miturve që vuajnë dënimin në “Institutin e veçantë Kavajë”, për të hartuar për secilin paketën më të mirë rehabilituese dhe riintegruese si në aspektin social-ekonomik, ashtu edhe në atë edukativ – arsimor.

Në kuadër të projektit të ri të nisur nga Ministria e Drejtësisë, çdo i mitur do të ndiqet hap pas hapi për t’i dhënë një shans të ri reflektimi në jetë, në mënyrë që gabimin e së shkuarës, t’ia shpërblejë pozitivisht shoqërisë në të ardhme.

Bashkërisht me stafin, gjithashtu jemi duke hartuar projektligjin për amnistinë me qëllim që sa më shumë të mitur të përfitojnë nga kjo iniciativë”, nënvizon ministrja në rrjetin social Facebook.

E shoqëruar edhe nga stafi i Ministrisë së Drejtësisë dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, Gjonaj dhuroi edhe të gjithë artikujt e nevojshëm shkollorë.

“Para se zilja e shkollës të bjerë edhe për këtë shtator, zgjodha të bëj një takim me të miturit e dënuar në “IEVP Kavajë”, të cilët më shumë se sa izolim, po i ofrohet rehabilitim cilësor në mënyrë që të riintegrohen ashtu siç duhet në shoqëri”, shprehet ajo.

Po ashtu ministrja Gjonaj shton se së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, kemi ndërmarrë të gjitha masat që këta të mitur të ndjekin procesin mësimor sipas ecurisë së tyre ne ambientet e IEVP-së, falë një marrëveshje të konkretizuar me Ministrinë e Arsimit.

“Këtë vit, nëntë prej tyre do të ndjekin arsimin 9-vjeçar dhe katërmbëdhjetë të tjerë arsimin e mesëm. Veç urimeve të përzemërta për nisjen e vitit të ri arsimor, stafi i Ministrisë së Drejtësisë dhuroi edhe të gjithë artikujt e nevojshëm shkollorë”, shprehet ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com