Wed. Oct 16th, 2019

Dora e shtrirë e Ramës për ish-opozitën e keqkuptuar… nga klani “Opozita e Rrugës”

Nga Anri Bala

Dje, Edi Rama i bëri një ftesë vërtetë të tejkaluar opozitës së rrugës, me në krye çiftin Basha-Kryemadhi, ku i kërkohej të uleshin në tryezë me përfaqësuesit e OSBE-së për të ndryshuar, për të bërë një kod zgjedhor sa më racional dhe në përputhje me standartet europiane.

Por Lulzimi e lularët, Monika dhe monarët, nëpër skutat ku fshihen dhe rrugët ku shfaqen, e hodhën poshtë me dhunë këtë zgjatje dore të kryeministrit, duke i qëndruar besnik ëndrrës idoteske të tyre: Ne diskutojmë pa Edi Ramën kryeministër.

Ndoshta sjelljen e Ramës e morën për dobësi politike, por për këta marrakë çdo ofertë që ul pjacën e kërkesave të tyre mediokre dhe qesharake, interpretohet si një ofertë e re për të kërkuar diçka më shumë.

Ndaj Luli e Monika, Mediu e Duka, Dashi dhe Delja (Dulja), nxituan të refuzojnë uljen në tryezë me përfaqësuesit e OSBE-së, sepse reforma e ndryshuar do ta lërë politikën e tyre pa vegla qorre, që kanë mbledhur disa firma për të krijuar një parti, por nuk kanë anëtarë votues, as gruan dhe fëmijët.

Por duke dalë nga analiza për një çështje kaq të njohur dhe njerëz të njohur, deri nën lëkurë dhe brekë, se kush janë dhe përse janë aty ku janë… në rrugë të madhe, refuzimi i tryezës ishte një akt qesharak dhe shuplakë për vetë ato që përfaqësojnë… opozita rrugaçe.

Si analfabet funksional në të gjitha drejtimet, ronxhobonxhot opozitarë të askujt, nuk arritën të kuptojnë, se ftesa ishte një gjest i madh bujar dhe ndihmë, për t’i futur në sistem ato që me dëshirën e të paditurit dolën pa e kuptuar… nga sistemi i përfaqësimit.

Ulja e tyre në tryezën e bisedimeve nuk është se i bënë faktor pë ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, por i bënë bashkëautorë të strukturës zgjedhore të së ardhmes. Madje Edi Rama, bëri një gjest tepër bujar duke i dhënë mundësinë, edhe njëherë të vetëquajturës opzitë, ta preki sado pak emrin e grabitur të opozitarizmit.

Mirëpo befasohesh me kllounët që hiqen si ajka e opozitarizmit, e që akoma nuk arrijnë të kuptojnë se sa vlen pjesëmarrja apo mos pjesëmarrja e tyre në tryeza që i shërbejnë demokracisë dhe të ardhmes së Shqipërisë. Keqardhje e madhe për këta lojtarë lagjesh, që u duket vetja si lojtar klubesh europiane.

Për kujtesë duhet tu them, se edhe sikur të uleni në tryezë, të diskutoni, propozoni, kundërshtoni, ju nuk keni asgjë në dorë, sepse për të ndryshuar Kushtetutën duhen vota dhe rruga nuk prodhon…vota.

Ju mbyllët një derë që u hap gabimisht për ju dhe shumë shpejt do pendoheni ashtu siç jeni penduar për çdo veprim qesharak që keni bërë në emër të popullit opozitar, që ju e imagjinoni, por as që bëhet fjalë të jet ekzistent si pjesë e hallit tuaj.

Deputetët e rinj opozitar, që nuk ju përfaqësojnë, do t’iu dërrmojnë me të drejtën e tyre të votës për ndryshimet kushtetuese në Reformën e re Zgjedhore, e ndoshta Rama do kthjellohet e do pyesi veten: Kush ishin këto që i ftova për të negociuar?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com