Wed. Oct 16th, 2019

Kryeministri dhurata 16 milion dollarë modeles, por modelja inteligjente mund t’i dyfishoi me padi ndaj akuzuesve (Foto)

Modelet kanë shanse të shumta në jetë. Njëra prej tyre ka marrë dhurata me shifra marramendëse, nga një kryeministër, i cili nuk është as nga Ballkani dhe as nga Europa. Bëhet fjalë për kryeministrin libanez, i cili i ka dhënë më shumë se 16 milion dollarë një modeleje. Saad Hariri, i martuar dhe baba i tre fëmijëve, u njoh me Candice van der Merwe në Seychelles, resort luksoz afërsisht gjashtë vjet më parë.

Dhe sipas të dhënave të gjykatës 26-vjeçarja mori nga kryeministri gati 15.3 milion dollarë në 2013.

“New York Times” raporton se Hariri i dorëzoi modeles edhe 1 milionë dollarë, pasi autoritetet e taksave ngritën dyshime mbi dhuratën e parë.

Gjatë kontrollit të autoriteteve të taksave rezultoi se kryeministri 49-vjeçar kishte financuar jetën luksoze të modeles në fjalë.

Hariri për dhuratat që i bëri asaj sipas hetimeve nuk e ka prekur buxhetin e shtetit. Ai është një njeri i pasur në Liban, pasi trashëgoi pasurinë nga babai i tij Rafic Hariri.

Ky i fundit mbeti i vrarë në vitin 2005.

Kryeministri libanez thuhet se ka një pasuri me vlerë 1.5 miliardë dollarë.

Ndërkohë gjykata tha se paratë u transferuan kur kryeministri nuk ishte në detyrë, çka nuk përbën vepër penale, por nga ana tjetër modelja po padit autoritetet e Afrikës së Jugut për t’u dëmshpërblyer mbi hetimin e pasurisë së saj. Kështu, pasuria e saj mund të shtohet edhe shumë më tepër, se dhuratat e kryeministrit libanez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com