Wed. Oct 16th, 2019

Një lajm i dhimbshëm dhe tronditës: Ndërron jetë në një gëzim familjar futbollisti i Kastriotit në mosh fare të re

Erjon Ruçi futbollist i ekipit të moshave të reja të klubit të Kastriotit ka ndërruar jetë gjatë një gëzimi familjar pas një goditje në zemër. Lajmi është bërë i ditur nga Klubi i Kastriotit i cili i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të Ruçit për këtë humbje të madhe.

“Sot humbëm Erjonin, një i ri që dha kontribut të madh tek moshat e Kastriotit, për vite me radhë. Sezonin aktual, Erjoni, vendosi që të ndiqte tjetër rrugë, dhe jo futbollin, e kjo për arsye personale. Mbrëmbë në një rast gëzimi, Erjoni mori një goditje në zemër, që për fatin e tij të keq nuk mundi që t’i mbjetojë. Klubi i “Kastriotit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ruci, dhe të afërmve për këtë humbje të parakoshme. Prehu në paqe Erjon!”, shkruan Klubi I Kastriotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com