Wed. Oct 16th, 2019

120 mijë s.kllave s.eksi në rrugët e Italisë, m.afia shqiptare kontrollon biznesin e p.rostitucionit

M.afia shqiptare kontrollon biznesin e t.rafikut të p.rostitucionit në Itali. Ky është një nga konkluzionet e arritura nga investigimi i gazetarëve të së përditshmes italiane “La Stampa”.

Në një material të publikuar sot me titullin “Duart e M.afias shqiptare në rrugë. Janë 120 mijë s.kllave s.eksi”. E përditshmja italiane informon se biznesi i përfitimit nga shfrytëzimi i p.rostitucionit në Itali ka kapur vlerën e 4 miliardë euro në vit, me një rritje prej 28% gjatë 10 vjeçarit të fundit.

Në rrugët italiane përllogariten të jenë rreth 120 mijë vajza e gra, të huaja e italiane që shfrytëzohen nga padronët e tyre duke punuar si p.rostituta, e ofruar shërbim seksi rreth 3.5 milionë klientëve, frekuentues të përhershëm o të rastësishëm të tyre.

“La Stampa” zbardh mekanizmin e rekrutimin të vajzave që shfrytëzohen për të punuar si prostituta nga grupe kriminale gjithmonë e më të dhunshme në territorin italian siç janë mafia shqiptare e ajo nigeriane.

“Mafia shqiptare ka një shtrirje kapilare të kontrollit të biznesit të prostitucionit në të gjithë Italinë. Kontrolli i tyre është sa vjen e më i fortë e komplet”, shkruan e përditshmja italiane.

“Është një organizim kriminal çdo vit e më i pashpirtë e efikas.”

Padronët e seksit e përditshmja italiane i quan “lover boy” që shtiren të dashuruar, emigrantë në Itali e që fejohen në vendin e tyre të origjinës me vajzën e radhës. Pas mbërritjes në Itali e hedh të dashurin e tij në rrugë e bëhet padroni i saj duke e shfrytëzuar si skllave seksi.

Fillimisht këto grupe kriminale mjaftoheshin me një, dy o tre vajza, ndërsa tani janë specializuar me teknikat e manipulimet duke administruar dhjetëra vajza njëherësh që i garantuan një fitim gjithnjë e më rritje.

Statistikat e skllaveve të seksit në Itali janë preokupuese, por janë vetëm veç shifra për autoritetet, shkruan La Stampa.

Kush i shfrytëzon rrezikon një dënim deri në 2 vite burg por që në gjykim të shkurtuar shkon në 16 muaj.

“Të burgosurat e “djemve te dashuruar” janë në sytë e kujtdo që ecën në rrugët ku praktikohet prostitucioni. E megjithatë janë të padukshme. ”

Media italiane thekson se ato duhen quajtur viktima të trafikut të qenieve njerëzore e dënimi i padronëve të tyre duhet të jetë me i rëndë nga 6 deri në 12 vite burg.”

La Stampa shkruan se klanet mafioze shqiptare kontrollojnë viktimat e prostitucionit kryesisht nga vendet e Evropës Lindore si Bullgaria, Shqipëria, Ukraina etj.

Prostitutat shqiptare përbëjnë 1.67 % të tyre e renditen pas atyre me kombësi nigeriane e rumune. Por në kurthin e “lover boys” bien dhe vajza italiane.

60 % e prostitutave ne Itali janë të huaja, 37% e prostitutave janë minorene. 60 % shfrytëzohen në rrugë, 20 % online e 40 % në qendra estetike, në apartamente e lokale të natës.

Çmimi i një prostitute në Itali shkon nga 500 euro për eskortat ekstraluksoze në 30 euro për ato në rrugë.

Në çdo 10 prostituta, 9 prej tyre janë viktima të shfrytëzuar nga mafia e prostitucionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com